MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Humbur në labirintin e Brexit/ Cila rrugë duhet të zgjidhet??

15.10.2018 - 11:38

Pas një viti e gjysmë negociatash me Bashkimin Europian, qeveria britanike nuk është më pranë një marrëveshjeje divorci aq sa ishte kur kërkoi të dilte nga BE në mars 2017. Herët a vonë, britanikët do të duhet të zgjedhin mes vetëshkatërrimit ose të zgjedhin të heqin dorë nga Brexit.

Çdokush që njihet me Ilustrimet e famshme të M.C.Escher e dinë se çfarë është të humbasin veten në pafundësinë e një labirinti . Britanikët tani janë duke duruar diçka të ngjashme.

E quajmë labirintin e pamundësisë së Brexit. Kryeministrija Theresa hyri në këtë labirint më 29 mars 2017, kur ajo lajmëroi që Britania do të dilte nga BE. Që atëherë, ajo ka humbur nëpër një labirint politik.

Sapo hedh hapat e parë në errësirën e labirintit të Brexit, çdokush përballet me një  zgjedhje: të marrë një kthesë të mprehtë në të majtë, ose të ndjekë një kthesë “të butë” në të djathtë. Rruga e parë çon në pjesën e “marrëdhënies përfundimtare” ndërsa e dyta drejt një “traktati të daljes”, i cili merret vetëm me kushtet e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Ata që zgjedhin kthimin në të majtë, ecin në drejtim të “opsionit të Norvegjisë”, pra anëtarësimit në Zonën Ekonomike Evropiane, ose drejt një marrëveshjeje të tregtisë së lirë siç është ajo që Bashkimi Europian kohët e fundit ka bërë me Kanadanë.

Nëse ecën në rrugën e planit “Chquers”, kjo rrugë joshëse të çon direkt në “vdekje”. Që nga fillimi i muajit korrik,    May ka propozuar që industria britanike dhe bujqësia të mbeten në tregun e BE-së dhe bashkimi doganor të vazhdojë, duke kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe shërbimeve midis të dy palëve. Problemi është se BE ka hedhur poshtë propozimin e saj të plotë, sepse ai do të dëmtonte parimet mbi të cilat blloku, dhe veçanërisht tregu i vetëm, është ndërtuar gjatë 60 viteve të fundit.

Pra, tani çfarë bën? Opsioni i vetëm duket të jetë kthimi në hyrje dhe të provoni fatin e tij me rrugën e “traktatit të daljes”.

Megjithatë, pa dyshim, kjo rrugë paraqet rreziqet e veta. Misteri për atë që sesi Brexit përfundimtar mund të duket, do ta linte industrinë britanike dhe investitorët e huaj në një gjendje pasigurie. Investimet do të binin ndjeshëm.

Pas marrjes së kësaj rruge, së shpejti do të nevojitet të zgjedhësh mes tre drejtimesh. Rruga e pare do të kërkonte që fillimisht të trajtohej çështja e kufirit irlandez”. Sfida është krijimi i një kufiri pa tensione midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, e cila do të mbetet një shtet anëtar i BE-së.

Nga ana tjetër, rruga e dytë do të ishte zgjidhja e çështjes së angazhimeve financiare të Britanisë në BE.

Së fundi, do të mbetej çështja e të drejtave të qytetarëve.

Nëse dikush merr rrugën e drejtë dhe në të vërtetë arrin të zgjidhë çështjen e angazhimeve financiare, do të zbulohet se ajo pastaj bashkohet me rrugën e qendrës. Por nëse dikush kthehet prapa dhe merr rrugën e majtë, atëherë do të zbulohet se edhe ajo bashkohet me qendrën.

Me fjalë të tjera, zgjidhja e problemeve të faturës së divorcit dhe të drejtave të qytetarëve të BE ende nuk do të zgjidhë çështjen irlandeze.

Pas ndjekjes së rrugës qendrore, së shpejti do të vijë një zgjedhje tjetër. Këtu, zgjedhja është nëse do të ketë një kufi të vështirë, që do të thotë pika kontrolli doganore dhe infrastruktura të tjera kufitare midis Britanisë dhe Irlandës së Veriut, ose të mos ketë asnjë kufizim mes Britanisë së Madhe dhe BE. Këto janë të vetmet dy opsione.

Në këtë pikë në labirint, dikush përballet me zgjedhje të tjera. E para është që të gjejnë një rrugë për në qendër pa u “djegur”. Por ky skenar , pra Brexit pa marrëveshje , nuk mund të përfundojë mirë. Siç e kemi parë, pas 45 vjetësh të anëtarësimit në BE, ekonomia e Britanisë, sidomos sektori i prodhimit, është më i ndërthurur me pjesën tjetër të kontinentit dhe madje edhe ekonomistët duket se e kanë kuptuar.

Kështu, një “Brexit i vështirë”, pra Britania që tërhiqet brenda natës nga tregu i vetëm dhe bashkimi doganor në mars të vitit 2019 , do të kishte kosto të mëdha, veçanërisht për punëtorët e prodhimit.

Nëse dikush e ka refuzuar (me arsye) opsionin e vetë-flijimit, atëherë mbeten dy alternativa. E para është që të ktheheni në hyrje, të uleni dhe të prisni “diçka që të dalë”. Në praktikë, kjo do të thotë se Brexit do të ketë ndodhur, por Britania e Madhe do të jetë ende subjekt i vendimeve, ligjeve dhe rregulloreve të BE-së. Dallimi është se Britania nuk do të ketë më vend në tryezë në Evropë, as nuk do të jetë në gjendje të hyjë në marrëveshje tregtare me vende të tjera .

Ky opsion i parë, atëherë, është ajo që Brexiteer Boris Johnson quante BINO(Brexit in name only), Brexit vetëm në emër. Britania e Madhe, sipas fjalëve të tij, do të bëhet një “shtet vasal” i BE-së.

Opsioni i fundit, duke supozuar se dikush është lodhur nga pengesa nëpër një labirint të dilemave të pazgjidhshme, është thjesht të dalë nga hyrja dhe të mos kthehet prapa. Në terma praktikë, kjo do të nënkuptonte kthimin e vendimit për të thirrur nenin 50 dhe pastaj mbajtjen e një referendumi të dytë për braktisjen e plotë të Brexit.

Zgjedhja është e Britanisë.

Jacek Rostowski ishte ministër i Financave i Polonisë dhe zëvendëskryeministër nga 2007 deri në 2013.