MENU
klinika

Në Durrës

I dënuar me 18 vite burg, kapet i shumëkërkuari

31.10.2018 - 09:50

Nje 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Burime zyrtare nga policia Robens (Arben) Berberi 52 vjeç, banues në Durrës u kap me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

 

Gjykata e Milanos në Itali e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik narkotikësh” parashikuar në nenet 81, 110 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.