MENU
klinika

Deklaratat

I përfshiu në dosjen ‘Toyota Yaris’/ Deputet e PS-së: Padi ndaj Bashës

23.10.2018 - 14:15

Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar pas daljes nga prokuroria ku ka dëshmuar për padinë e ngritur ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha për shpifje për çështjen e 3.4 mln eurove në “Toyota Yaris”.

Para mediave, Balla ka theksuar se do i shkojë deri në fund çështjes duke kërkuar dënimin e Bashës për shpifje.

“Kërkoj të dënohet Lulzim Basha për shpifje. Jam këtu për t’i shkuar të vërtetës deri në fund. Shpreh keqardhje që PD drejtohet nga Lulzim Basha. Paratë nga shpifjet e Bashës, do shkojnë për fondin e edukimit”, tha Balla.

Deputeti i PS, Ulsi Manja njëherësh kryetar i komisionit të ligjeve i është përgjigjur akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha.

Përmes një statusi në facebook Manja shkruan se me kënaqësi do i bashkohet kolegut Balla në rrugën e gjyqit ndaj Bashës, të cilit i drejtohet me fjalët djal i llastuar dhe qafir.

“Me shumë kënaqësi, së bashku me kolegun do t’i bashkangjitemi Taulantit në rrugen drejt gjyqit me Lulzimin, ku do t’i kërkojmë këtij djali të llastuar dhe qafir, një sasi të hollash për shpifje për shkak të detyrës!” Shkruan Manja

“Por një gjë s’rri dot pa i’a thënë Lulzimit: Kur të të vijë dita të japësh llogarinë tënde para një prokurori, më ke në dispozicion për asistencë kundër tharjes së gurrmazit. Si prokuror i hershëm që jam , u’a kam lag fytin shumë bilbilave si puna jote kur u ka ardh siraja për t’i ulur në karrigen e hetimit”.

Deputeti i PS, Jurgis Cyrbja ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha se në dosjen e “Toyota yaris” janë përfshirë edhe deputetët Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja. Deputeti i PS sfidon Bashën që të përballet me të në gjykatë me prova dhe fakte.

Statusi i plotë:


Zgjohet e pa larë sytë mendon shpifjen e radhës.
E meqë zgjohet vonë, nuk i del koha as të jetë kreativ nga shpifja në shpifje!

Unë nuk kam më pse të duroj baltën e Lulzim Bashës.
Menjëherë padi për humbës që shpifjen e ka kthyer në mjet të mbijetesës politike.
E sfidoj Lulzim Bashën të përballet me mua dhe kolegët e min në gjykatë me prova e fakte, jo vetëm për këtë akuzë po për gjithçka këto muaj ka hedhur drejt personit tim!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!