Trajneri i Milan-it, Gennaro Gattuso, nuk e përjashton mundësinë e rikthimit të Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi i LA Galaxy mund të transferohet në Serie A në formë huazimi gjatë janarit, kur të ketë përfunduar sezoni i MLS.
“Sot ai ka ditëlindjen, kështu që i uroj gjithë të mirat,” – shprehet Gattuso në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Olympiacos. “Do të flas vetëm për lojtarët që kam në skuadër, pyesni Maldini-n, Leonardo-n dhe Scaroni-n për të tjerët. Sot, vetëm dua t’i uroj gëzuar ditëlindjen Ibra-s” – shtoi Gattusso.
“Nuk është e thjeshtë të rikthehesh pas dëmtimit që pësoi. Higuain është po aq i rrezikshëm sa Ibra, mbase nuk ka fizikun e tij, por kualiteti që zotëron është i madh. Është më e vështirë të stërvitësh Ibra-n për shkak të karakterit të tij, Zlatan rrit tensionin në skuadër. Ndërkohë që Pipita i bën shokët e ekipit të ndihem mirë.” – përfundon Gattuso.