MENU
klinika

Ndryshimet Kushtetuese

Ilir Meta pro Maqedonisë: Jeni pranë BE dhe NATO-s

20.10.2018 - 10:08

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas votimit për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë. Ai e ka quajtur një hap të rëndësishëm shprese për rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s e Bashkimit Europian.

Në një status në Facebook, kreu i shtetit shqiptar përgëzoi kryeministrin Zaev për përpjekjet në këtë drejtim.

Votimi në Kuvendin e Maqedonisë pro nismës për ndryshimet kushtetuese është një hap i rëndësishëm, shprese e besimi se procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është në rrugën e duhur.

E përgëzoj qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim dhe të gjithë ligjvënësit e Kuvendit të Maqedonisë për mbështetjen e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon edhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë,” shkruan Meta.

Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar me 80 vota pro nismën për ndryshimet kushtetuese duke i hapur rrugë ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Me votimin e nismës qeveria fitoi 15 ditë për të përgatitur amendamentet dhe për t’i kthyer sërish në procedurë parlamentare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rreziku i zgjedhjeve të parakohshme

Referendumi/ Zaev kërkon bisedime me opozitën