MENU
klinika

Hetimet për ngjarjen

Incident i rëndë në Dibër/ Shoferi i dehur dhunon nxënësin

06.10.2018 - 16:58

Në Dibër ka ndodhur ditën e sotme një incident mjaft i rëndë ku një fëmijë është dhunuar nga një shofer furgoni që transportonte nxënës shkolle.

Ky akt është përcjellur dhe denoncuar nga vetë nxënësit të cilët kanë denoncuar në polici shoferin i cili kreu këtë akt.

Sipas të dhënave të referuara shoferi ka qenë në një gjendje të dehur.

Videoja është siguruar dhe nga Ministria e Arsimit, e cila e ka përcjellë atë drejt Ministrisë së Brendshme.

Pas ngjarjes me anë të një daljeje publike zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko ka reaguar duke thënë se tashmë personi që shkaktoi incidentin ndodhet në komisariatin e Dibrës.

Më tej, ajo pohoi se hetimet lidhur me ngjarjen po vijojnë.

romina-kuko-konica.al
romina-kuko-konica.al

Më poshtë deklarata e saj e plotë:

“Ministria e Brendshme është sinjalizuar nga Ministria e Arsimit lidhur me një incident të ndodhur në furgonin, i cili transportonte nxënës në Dibër.

Ministria e Brendshme i ka kërkuar menjëherë Policisë të veprojë. Policia ka identifikuar autorin, i cili aktualisht mbahet në ambientet e Komisariatit të Dibrës për të kryer veprimet e para procedurale.

Pas përfundimit të këtyre veprimeve, Policia e Shtetit do të dalë në një deklaratë të detajuar sqaruese për ngjarjen.

Ministria e Brendshme nxit Policinë e Shtetit të kryejë të gjitha veprimet ashtu siç e ngarkon ligji. Siguria e qytetarëve vjen e para.

Siguria e fëmijëve vjen qëndron mbi gjithçka.

Çdo abuzim ndaj tyre do të ndëshkohet me zero tolerancë. Nxisim gjithashtu qytetaret te denoncojne çdo shkelje ne numrin 112 dhe ne Komisariatin Dixhital.

Sheh diçka thuaj diçka!”