Një i rritur duhet që të urinojë rreth 6 gota uji (urinë) në ditë. Kjo sasi varet nga fakti sesa lëngje merr në ditë dhe gjithashtu gjatë natës sasia e urinës që prodhohet nga veshkat do të përgjysmohet.
Por, infeksionet e traktit urinar janë një nga pathollogjitë më të shpeshta, duke filluar që nga mosha fëminore.
Shkaktari më i shpeshtë i infeksioneve urinare është një mikrob i quajtur ‘Escherichia coli’ i cili është i pranishëm në zorrën e trashë të çdo njeriu. Ka edhe mikrobe të tjera që shkaktojnë infeksione urinare si Gonorea, Klamidia, Mykoplazma etj.
Faktorët e rrezikut për UTIs te të rriturit përfshijnë:
• Prostata e zmadhuar te meshkujt;
• Kateteret e vendosura në uretër dhe fshikëz;
• Diabeti;
• Dhimbje e kurrizit ose dëmtime të tjera nervore rreth fshikëzës;
• Marrëdhëniet seksuale;
• Përdorimi i kondomit;
• Mosmarrja mjaftueshëm e lëngjeve;
• Gurët e veshkave ose të urinës.
Shenjat klinike të një infeksioni të fshikëzës urinare përfshijnë:
– Dhimbje gjatë urinimit;
– Djegie gjatë urinimit;
– Urgjencë për të bërë urinën;
– Gjak në urinë;
– Temperaturë ose ethe;
– Dhimbje në shpinë në zonën lumbare;
– Të vjella.
E dini se rreth 8.1 milion njerëz vizitohen çdo vit në SHBA për shkak të infeksioneve urinare? Këtu numrin më të madh e zënë femrat për dy arsye:
– Uretra e tyre është më e shkurtër dhe kjo i favorizon më shumë mikrobet që të futen brenda;
– Ndërtimi i traktit urogenital tek femrat bën që hyrja e uretrës, e vaginës dhe anusi të jenë shumë afër njëra-tjetrës, duke lejuar kështu kalimin e mikrobeve qoftë nga anusi apo edhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Parandalimi
Një nga ndërhyrjet e mjekësisë alternative për parandalimin e infeksioneve urinare që është përdorur me shumë sukses që në kohët e lashta është përdorimi i Boronicës.
Kjo është një bimë shumë e përhapur në vendin tonë, që njihet, mblidhet, thahet dhe tregtohet në zona të ndryshme. Ajo përmban një substancë që pengon mikorbet të ngjiten në murin e fshikëzës së urinës.
Kështu që përdorimi i tyre të freskëta apo në formë çaji ka dy efekte: e para ndalon mikrobet që të qëndrojnë dhe të shumohen aty dhe e dyta rrit fluksin urinar duke çuar në largimin e mikrobeve.
Trajtimi
Trajtimi më i zgjedhur është ai me antibiotikë. Zgjidhja më e mirë është pas mbjelljes së urinës që na tregon llojin e mikrobit dhe ndjeshmërinë ndaj antibiotikut të zgjedhur. Zgjatja e mjekimit shkon 3-7 ditë, por kur infeksioni mund të ketë prekur veshkat atëherë trajtimi zgjatet deri në 2 javë.
Çfarë duhet të bëjnë gratë për të parandaluar infeksionin urinar?
-Urinoni kur mendoni se keni nevojë;
-Gjithmonë pastrohuni nga para dhe prapa pas përdorimit të tualetit për të parandaluar përhapjen e baktereve nga anusi ose vagina në uretër;
– Mos përdorni sprajte femërore për higjienë, të cilat mund të irritojnë uretrën;
-Bëni kujdes kur uleni në tualet;
-Vishni të brendshme pambuku dhe shmangni veshje të shtrënguara;
– Pini më shumë ujë;
-Boshatisni fshikëzën urinare pas aktivitetit seksual;
-Mos përdorni ilaçe që vrasin spermën;
-Përdorni tampona në vend të linesit gjatë periudhave të menstruacioneve;