MENU
klinika

Këshilla me vlerë!

Infeksionet urinare/ Femrat apo meshkujt rrezikohen më shumë?

06.10.2018 - 18:42

Një i rritur duhet që të urinojë rreth 6 gota uji (urinë) në ditë. Kjo sasi varet nga fakti sesa lëngje merr në ditë dhe gjithashtu gjatë natës sasia e urinës që prodhohet nga veshkat do të përgjysmohet.

Por, infeksionet e traktit urinar janë një nga pathollogjitë më të shpeshta, duke filluar që nga mosha fëminore.

Shkaktari më i shpeshtë i infeksioneve urinare është një mikrob i quajtur ‘Escherichia coli’ i cili është i pranishëm në zorrën e trashë të çdo njeriu. Ka edhe mikrobe të tjera që shkaktojnë infeksione urinare si Gonorea, Klamidia, Mykoplazma etj.

Faktorët e rrezikut për UTIs te të rriturit përfshijnë:

• Prostata e zmadhuar te meshkujt;

• Kateteret e vendosura në uretër dhe fshikëz;

• Diabeti;

• Dhimbje e kurrizit ose dëmtime të tjera nervore rreth fshikëzës;

• Marrëdhëniet seksuale;

• Përdorimi i kondomit;

• Mosmarrja mjaftueshëm e lëngjeve;

• Gurët e veshkave ose të urinës.

Shenjat klinike të një infeksioni të fshikëzës urinare përfshijnë:

– Dhimbje gjatë urinimit;

– Djegie gjatë urinimit;

– Urgjencë për të bërë urinën;

– Gjak në urinë;

– Temperaturë ose ethe;

– Dhimbje në shpinë në zonën lumbare;

– Të vjella.

E dini se rreth 8.1 milion njerëz vizitohen çdo vit në SHBA për shkak të infeksioneve urinare? Këtu numrin më të madh e zënë femrat për dy arsye:

– Uretra e tyre është më e shkurtër dhe kjo i favorizon më shumë mikrobet që të futen brenda;

– Ndërtimi i traktit urogenital tek femrat bën që hyrja e uretrës, e vaginës dhe anusi të jenë shumë afër njëra-tjetrës, duke lejuar kështu kalimin e mikrobeve qoftë nga anusi apo edhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Parandalimi

Një nga ndërhyrjet e mjekësisë alternative për parandalimin e infeksioneve urinare që është përdorur me shumë sukses që në kohët e lashta është përdorimi i Boronicës.

Kjo është një bimë shumë e përhapur në vendin tonë, që njihet, mblidhet, thahet dhe tregtohet në zona të ndryshme. Ajo përmban një substancë që pengon mikorbet të ngjiten në murin e fshikëzës së urinës.

Kështu që përdorimi i tyre të freskëta apo në formë çaji ka dy efekte: e para ndalon mikrobet që të qëndrojnë dhe të shumohen aty dhe e dyta rrit fluksin urinar duke çuar në largimin e mikrobeve.

Trajtimi

Trajtimi më i zgjedhur është ai me antibiotikë. Zgjidhja më e mirë është pas mbjelljes së urinës që na tregon llojin e mikrobit dhe ndjeshmërinë ndaj antibiotikut të zgjedhur. Zgjatja e mjekimit shkon 3-7 ditë, por kur infeksioni mund të ketë prekur veshkat atëherë trajtimi zgjatet deri në 2 javë.

Çfarë duhet të bëjnë gratë për të parandaluar infeksionin urinar?

-Urinoni kur mendoni se keni nevojë;

-Gjithmonë pastrohuni nga para dhe prapa pas përdorimit të tualetit për të parandaluar përhapjen e baktereve nga anusi ose vagina në uretër;

– Mos përdorni sprajte femërore për higjienë, të cilat mund të irritojnë uretrën;

-Bëni kujdes kur uleni në tualet;

-Vishni të brendshme pambuku dhe shmangni veshje të shtrënguara;

– Pini më shumë ujë;

-Boshatisni fshikëzën urinare pas aktivitetit seksual;

-Mos përdorni ilaçe që vrasin spermën;

-Përdorni tampona në vend të linesit gjatë periudhave të menstruacioneve;

Ja çfarë thonë studimet për jetëgjatësinë e njeriut

Kush jetojnë më gjatë, gratë apo burrat?

Përmirëson dukshëm funksionet konjitive dhe...

Aprovohet medikamenti i ri për skizofreninë

Mënyra për ta parandaluar dhe simptomat

Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh!