MENU
klinika

Yjet e Kinemasë

Ingrid Bergman, mishërimi i femrës në kinema

04.10.2018 - 14:01

Ingrid Bergman, (lindi më 29 gusht 1915, Stokholm, Suedi dhe vdiq më 29 gusht 1982, Londër, Angli), aktorja suedeze me sharmin natyral, freskinë, inteligjencën, vitaliteti i të cilës e bëri imazhin e sinqeritetit dhe idealit femëror. Një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë, ajo u shfaq në filma klasikë të tillë si: Casablanca (1942) dhe Notorious (1946).

Filmat më të mirë: “Casablanca”, “Gaslight” dhe “Notorious”
Bergman u bë yll me rolin në filmin “Casablanca” (1942), një nga filmat më të njohur të kinemasë botërore. Në këtë dramë romantike, Bergman portretizoi Ilsa Lund, një grua të ndarë mes dy burrave gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me famën në rritje, Bergman u paraqit në disa filma të suksesshëm si: “For Ëhom Bell Tolls” (1943), e cili bazohej në romanin e Ernest Hemingëay dhe “Gaslight” (1944) film në të cilin Bergman arriti të bënte të sajin çmimin e parë Oscar.

Bergman mori një tjetër tituj Oscar për portretizimin e një murgeshe në filmin “The Bells of St. Mary’s” (1945). Gjatë këtyre viteve në kulm të karrierës së saj kinematografike Ingrid luajti në filmat: Spellbound (1945) dhe Notorious (1946). Bergman vazhdoi të tregojë aftësitë e saj mbresëlënëse duke luajtur në rolin e Zhan d’Ark (1948), rol për të cilin ajo mori nominimin e saj të katërt për çmim Oscar.

Skandali dhe filmat e mëvonshëm
Gjatë xhirimeve të filmit Stromboli (1950), Bergman filloi një lidhje dashurie me regjsorin italian Roberto Rossellini dhe pati një djalë me të përpara se të ndahej nga burri i parë. Ky skandal pasoi me ngjarje të rënda për karrierën e Ingrid Bergman. Ajo u quajt modeli më negativ i femrës dhe ajo u përjashtua nga produksionet e Hollywood-it. Megjithatë Bergman nuk e ndali hapin e saj në karrierë. U zhvendos në Evropë ku luajti në disa filma duke u kthyer në një ndër akotret më të pëlqyera dhe një modele ikonë.

Bergman bëri një rikthim triumfues në Hollywood në filmin Anastasia (1956). Performanca qiellore në këtë film i dha Bergmanit çmimin e dytë Oscar. Ajo vazhdoi të shfaqej në produksionet hollywood-iane të titulluara: “The Inn of the Sixth Happiness” (1958), si dhe në filmat evropianë. Ajo fitoi Oskarin e saj të tretë, për aktoren më të mirë mbështetëse, për rolin e saj në filmin e suksesshëm “Murder on the Orient Express” (1974). Në 19768 në filmin “Autumn Sonata” ajo luajti një tjetër rol magjik që i dha asaj nominimin e 7-të për Oscar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët