MENU
klinika

Seria A, java 8

Inter vuan me SPAL, Icardi i jep fitoren

07.10.2018 - 22:30

U mendua se do të ishte një mbrëmje e qetë për Inter në transfertë me SPAL-in, por zikaltrit kanë vuajtur shumë për të marrë 3 pikët, madje kanë qenë me fat. Edhe njëherë tjetër Icardi bëhet bëhet përcaktues me dy golat e tij, duke i dhënë fitoren 2-1 skuadrës së tij.

Ndeshja nisi mirë për zikaltrit, teksa u deshën 14 minuta që argjentinasi të shënonte, falë edhe devijimit deçiziv të Djouru me dorë, drejt portës së tij. Pas katër minutash, vendasit patën shansin të barazonin, por ferrarezët shpërdoruan nga pika e bardhë.

Një penallti që arbitri akordoi për faull të Miranda-s ndaj Felipe. Ishte Antenuçi ai që dërgoi mbi traun e portës së Handanovic. Pikërisht slloveni bëri edhe një mrekulli ndaj Felipe-s, ndërsa Interi po me Icardi-n iu afrua golit të dytë.

Pas pushimit, Spal reagoi. Në fillim Petagna shpërdoroi një rast të mirë, ndërsa Paloschi e dërgoi në rrjetë mundësinë e tij. Një derbi për ish-milanistin, që festoi si i çmendur.Por, mbrëmja kishte rezervuar edhe një tjetër gol, sërish me protagonistin Icardi-n.

Asist i Perisic dhe argjentinasi që nuk gaboi përballë Gomis.  Në fund, Perisic iu afrua golit të tretë për miqtë. Me këtë sukses, zikaltërit ngjiten në kuotën e 16 pikëve, në vend të tretë të renditjes.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN