MENU
klinika

Ringjallja e Perandorisë Persiane të dikurshme

Irani kërkon të marrë nën kontroll Lindjen e Mesme me çdo kusht…

20.10.2018 - 12:19

Irani është i gatshëm të bëjë gjithçka për të marrë kontrollin në Lindjen e Mesme dhe të rivendosë edhe një herë fuqinë e dikurshme të  Perandorisë Persiane, në një kohë kur përplasjet mes Uashingtonit dhe Teheranit po rriten.

Qeveria iraniane, e udhëhequr nga Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei dhe një klasë klerikësh islamikë, dëshirojnë që të “rivizatojnë” hartën e Lindjes së Mesme së dikurshme dhe të vendosin shtetet fqinje nën kontrollin e tyre, sipas John Xenakis, një ekspert aktual i këtyre çështjeve.

Xenakis, autor i librit “Pamja e botës: Lufta e Iranit për Supremaci”, tha për Express.co.uk: “Udhëheqja është fiksuar me rivendosjen e Perandorisë Persiane dhe fitimin e hegjemonisë në të gjithë rajonin.”

“Nuk ka skenar në të cilin kjo mund të ndodhë, por ata janë të gatshëm të shpenzojnë para, dhe të sakrifikojnë njerëzit e tyre, në mënyrë që të fitojnë ndikim në Houthis, Hezbollahun, Assad dhe Hamas” shtoi ai.

Megjithatë, Teherani po ballafaqohet me kundërshtimin e ashpër të forcave të brendshme dhe të jashtme.

Teherani po përpiqet të mbajë ekonominë e saj nën kontroll pasi Uashingtoni vendosi sanksione, menjëherë pasi Donald Trump doli nga marrëveshja JCPOA, e njohur gjithashtu si marrëveshja bërthamore e Iranit.

Në gusht, Trump e ndalonte Iranin të përdorte monedhën amerikane, që ishte e para goditje e rëndë për shtetin islamik. Ai gjithashtu e pengoi Teheranin nga blerja e avionëve amerikanë dhe evropianë dhe tregtimi i makinave dhe metaleve. Presidenti amerikan ka njoftuar gjithashtu se do të vendosen sanksione edhe në nëntor. Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, akuzoi administratën amerikane për “ngacmimin” e partnerëve të Iranit në fjalimin e tij gjatë mbledhjes vjetore të muajit të kaluar të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Më parë këtë javë, zoti Rouhani  tha se SHBA po kërkon një “ndryshim regjimi” në Iran.

Por Irani po përballet edhe me rebelime të brendshme nga brezi i ri, i lodhur nga udhëheqja ekstremiste, shpjegoi Xenakis.

Lufta e brendshme, e cila shpërtheu në fillim të këtij viti në protesta të dhunshme në rrugët e shumë qyteteve iraniane, e bën edhe më të vështirë për klasën sunduese në Teheran të ndjekë ëndrrën e saj për një rivendosje të perandorisë persiane, sipas ekspertit.

Ai tha: “Sot, ka një hendek të madh mes brezash në Iran. Brezat më të mëdhenj, ata që kanë jetuar gjatë kohës së Revolucionit të Madh Islamik  dhe luftës kundër Iranit në Irak, janë fanatikë për sa i përket dëshirës për të fituar hegjemoninë në të gjithë rajonin.”

Kështu që mbetet për t’u parë nëse ëndrrat e Iranit do të bëhen realitet…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fundi i regjimit "sionist"

Irani: Do të shkatërrojmë Israelin