MENU

E quajti mashtrues

Iraniani “nxjerr zbuluar” Fjolla Morinën

27.10.2018 - 17:18

Ish i dashuri i këngëtares shqiptare Morena Tarakut, iraniani Sasha Sobhanit, po bën “lëmsh” këngëtaret shqiptare!

Fjolla Morina, e ftuar në “Zonë e Lirë” të premten komentoi imazhet që qarkulluan në rrjetet sociale, ku ajo shfaqej në shoqëri të Sasha Sobhanit. Fjolla tregoi se natën kur ishte njoftuar me të kishte qenë një takim i shkurtër vetëm pesë minuta, ndërsa ka thënë se ai është mashtrues dhe gënjeshtar, pasi siç thotë ajo, Sasha nuk është aq i pasur sa thotë.

Por nuk është mbyllur këtu, pasi iraniani ka reaguar menjëherë, madje edhe në gjuhën shqipe. Ai e ka nisur shkrimin duke thënë se Fjolla duhej të ishte këngëtare, dhe jo aktore, pasi sipas tij është ajo që nuk po thotë të vërtetën. “Fjolla Morina duhet të kishe vazhduar për aktore, jo këngëtare…ti e din mirë që je shumë e vogël për të më quajtur mashtrues, gjithsesi ti e din mirë nga të gjithë se si është e vërteta as nuk e dija kush je, as nuk më ka interesuar ta di, e as nuk më intereson. Nuk bën pjesë te gustot e mia, je shumë plastikë, mos je kaq shumë false kundrejt ‘shoqeve’ tua…këtë herë po e mbyll, njëherë tjetër do të publikoj të gjitha sms-të dhe videot që më ke sjell, kështu do e kuptoj se sa shoqe e sinqertë je, dhe sa e sinqertë je si person, mirupafshim”, ka shkruar Sasha Sobhani në InstaStory.

Pasi ka shkruar këto fjalë, i njëjti më pas ka publikuar vërtet disa mesazhe të shkëmbyera me Fjollën, ku ndër të tjerash shihet se si me përkëdheli këngëtarja i drejtohet iranianit dhe i uron ditëlindjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN