Kombëtarja U-17 e femrave, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, po merr pjesë për herë të parë në një turne zyrtar që po zhvillohet në Serbi. Shqipëria e drejtuar bën pjesë në grupin e 7-të, sëbashku me Republikën e Irlandës, Serbinë dhe Uellsin.
Ndeshjet e këtij turneu kanë nisur sot dhe do të përfundojnë më 28 tetor 2018. Sot Kombëtarja U-17 është mundur me goleadë. Irlanda ka fituar me rezultatin e thellë 14-0, përballë 17-vjeçareve të Kombëtares sonë dhe mënyra se si ka shkuar ndeshja, nuk ka shumë nevojë të komentohet.
Nga 7 gola në secilën pjesë, Irlanda ka shënuar në këtë mënyrë një fitore të madhe ndaj kuqezinjve, duke rregulluar në mënyrë fantastike golaverazhin. Si Kombëtarja U-17, po ashtu edhe ajo U-19 drejtohen nga Nevil Dede.
Irlandë-Shqipëri 14-0
3’, 46’ Mahoni, 7’, 25’, 52’ Uelan, 9’, 40’, 48’, 50’ Kraft, 21’, 66 ’Ziu, 85’, 87 ’ Keof, 93’ Dod
Ndeshjet e radhës:
25/10 Serbi-Shqipëri
28/10 Shqipëri-Uells