MENU
klinika

"Kur sunduesit grinden"

Ismail Kadare aktiv, gati libri i ri në edicionin e XXI

28.10.2018 - 21:10

Pas një debati të gjerë pro dhe kundra prishjes mbi Teatrin Kombëtar, Ismail Kadare, njeriu më i njohuri letrave në arenën ndërkombëtare sot për sot dhe një nga shkrimtarët më të mirë në botë, si dhe një nga shkritmarët e nominuar disa herë për çmimin Nobel, futet në debat dhe mendon se Tiranës i duhet një Teatër i ri Kombëtar siç i ka e gjithë Europa.

 

‘’Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që nuk ka ende një ngrehinë teatri, të denjë për këtë emër.’’ shprehet ai.

Shkrimtari Ismail Kadare ‘’është sëmurë’’ dhe është shtruar në spital, hapin lajmin e gënjeshtërt si virus shumë portale megjithatë reagimi është i menjëhershëm. Botuesi Bujar Hudhri si dhe shtëpia botuese Onufri pozicionohet me fjalinë,

‘’Kur një budalla hedh një status në facebook’’ si kundërpërgjigje për lajmin e remë të shkrimtarit të njohur në mediat shqiptare. Ismail Kadare ndodhet në rezidencën e tij verore në Malin e Robit, Golem, Durrës shëndosh e mire sipas tyre.

Jo vetëm që shkrimtari është mirë me shëndet, por ai vjen edhe me lajm të ri e të mbarë. Në Panairin e Librit, edicioni XXI në nëntor, në Pallatin e Kongreseve ai do të vijë me një libër të ri të quajtur “Kur sunduesit grinden”.

Kolanës së zgjatur të viteve dhe veprave të tij i shtohet dhe kjo krijesë e re që do të marrë rrugëtimin e saj nga shtëpia Onufri në Panairin e librit. Si gjithmonë Ismail Kadare shfaqet atëherë kur duhet dhe hesht atëherë kur është e nevojshme të heshtë.