MENU
klinika

Miqësorja

Italia nuk ia del dot as me Ukrainën

10.10.2018 - 22:48

Italia duket se është kthyer në një ekip i zakonshëm, si brenda, ashtu edhe jashtë. Kombëtarja axurre nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Ukrainës, zhvilluar në Genova, në stadiumin “Luigi Ferraris”.

Ndeshja ishte shumë e veçantë pasi luhej për të krijuar fonde për familjet e prekura nga shkatërrimi i urës Morandi më 14 gusht. Në minutën e 43’ ndeshja u ndal në nder të 43 personave që humbën jetën gjatë tragjedisë.

Italia e nisi mirë ndeshjen dhe ishte skuadra e Mancini-t ajo që diktoi ritmin e lojës ndaj ukrainasve. Pas pushimit ishte Bernardeschi ai që gjeti golin e avantazhit pikërisht nga një goditje nga distanca. Sulmuesi i Juventus lëshoi një predhë të vërtetë me topin që “çan” duart e portierit ukrainas dhe përfundon në rrjetë.

Por Ukraina kundërpërgjigjet menjëherë me golin e Malinovski-t. Një gol shumë i bukur i miqve i ka dhënë barazimin skuadrës së Shevchenko-s. Në minutat e mbetura skuadrat dukeshin të lodhura dhe nuk e kërkuan golin e fitores. Italia vazhdoi të insistonte pak më shumë, por pa rrezikuar seriozisht portën ukrainase.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN