MENU
klinika

Studimi

Të apasionuar pas filmave horror? Ja si ndikojnë në trupin tonë…

29.04.2023 - 08:25

Reagimi i trupit duke u frikësuar  do t’ju “ngrijë “ gjakun  herën tjetër kur të  shikoni  një film horror.

Hulumtimet e bëra nga disa studiues Hollandezë ,zbuluan që  gjatë minutave që trupi i njeriut ndjen frikë, një proteinë që luan një rol në koagulimin e gjakut – e humb pjesërisht funksionin e saj ,duke ngritur rrezikun e mpiksjes së gjakut.Nëse jeni tip që trembeni lehtë,kjo është arsyeja pse nuk ju pëlqejnë  filmat e frikshëm.

Mpiksja e gjakut është reagimi i trupit ndaj lëndimit dhe mund të ngadalësojë ose të ndalë gjakderdhjen. Në mënyrë të veçantë, mpiksja e gjakut është një kombinim i trombociteve me proteina të veçanta të gjakut ,për të formuar një barrierë të fortë për të parandaluar gjakderdhje të mëtejshme.

Kur jemi të frikësuar, pjesa më primitive e trurit merr përsipër të shkaktojë çrregullimin e funksionit të protinave.Trupi  çliron adrenalin dhe  enët e gjakut në gjymtyrë ngadalësojnë  lëvizjen e gjakut në organe dhe muskuj vitalë.

Trupi gjithashtu përgatitet  për të rritur aftësinë  për të formuar barrierat mbrojtëse në  rast të humbjes së gjakut ose lëndimit. Kjo përgjigje instiktive nuk bën dallimin midis të qenurit  i ndjekur nga një ari ose duke parë  një film të frikshëm.

Megjithatë, autorët e studimit kanë arritur në përfundimin se këto ndjenja  nuk mund të  shkaktojnë formimin aktual të koagulimit. Pra,ju mund të vazhdoni të shihni të qetë “ Drakulan” apo filmat e tjerë të preferuar.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Histori të frikshme për t’u treguar në errësirë”

Filmat horror për adoleshentë, minierë ari për kinematografinë