MENU
klinika

Arsyet e dorëheqjes

Jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri

01.10.2018 - 15:48

Mediat kosovare raportojnë se sot ka dhënë dorëheqjen nga posti i ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Sipas tyre ky vendim erdhi pasi Tahiri nuk ka qenë i kënaqur me zhvillimet e fundit në sistemin e Drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe ndërhyrjet politike.

Sipas tij të gjitha këto pritet të ndikojnë në mosliberalizimin e vizave. Tahiri i ka ofruar dorëheqjen kryetarit të partisë dhe kryeministrit të vendit.

Ofrimi i dorëheqjes vjen si pasojë e problemeve të fundit në sistemin e drejtësisë dhe ndërhyrjeve politike në të. Megjithatë akoma nuk është konfirmuar pranimi i dorëheqjes së Tahirit.

Abelard Tahiri është pjesë e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), si dhe nga viti 2013-2016 ka qenë këshilltar politik i Kryeministrit të Kosovës dhe më pas Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN