MENU
klinika

Paralajmërimi i Jeremiç

Jeremiç: Korrigjimi i kufirit të Kosovës, konflikte në Ballkan

07.10.2018 - 16:45

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka thënë se prekja e kufijve mbi bazat etnike do të mund të jetë shkëndija që do të shkaktojë konflikte të reja në Ballkan, ku i bën thirrje faktorit ndërkombëtar për të parandaluar një gjë të tillë.

“Konfliktet e reja nuk janë shumë larg në qoftë se vazhdohet në këtë drejtim. Mënyra se si bashkësia ndërkombëtare është duke e trajtuar aktualisht Ballkanin favorizon shpërthimin e konflikteve”, ka thënë Jeremiq, raporton Beta.

vuk-jeremic-konica.al
vuk-jeremic-konica.al

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Jeremiq, tha se pushtetarët e Serbisë dhe ata në Kosovë po inkurajohen të arrijnë një marrëveshje që nënkupton korrigjimin e kufijve mbi bazat e vijave etnike.

“Është shumë e mundshme që një precedent i tillë të shkaktoi një zinxhir të ngjarjeve që do të çojë në një përpjekje për të zbatuar të njëjtat parime dhe në pjesë të tjera të rajonit.

Korrigjimi i kufijve të brishtë mund të jetë shkëndija që do të shkaktojë konflikte të reja në Ballkan”, tha Jeremiq. /Konica.al/

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!