MENU
klinika

Rama në Kukës

“Jo taksës në rrugën e Kombit”, Rama pritet me protesta në Has

30.10.2018 - 18:30

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Kukësit si dhe në Has. Protesta është organizuar nga Partia Demokratike. 

Protestuesit thonë se kreu i qeverisë nuk duhet të shkojë në Kukës.

Protesta u zhvillua para se kryeministri Rama të hynte në Pallatin e Kulturës ku pati një takim me strukturat e Partisë Socialiste.

Me disa pankarta në duar, jashtë ambienteve ku do zhvillohej aktiviteti, të rinjtë kanë kundërshtuar vendosjen e tarifës në Rrugën e Kombit si dhe mënyrën si po qeveris Rama.

“Qeveri e drogës”, “Jo taksës së rrugës së Kombit”, “Rinia e Hasit nuk të do” ishin disa prej pankartave të protestës nga të rinjtë e FRPD dhe banorët kundër Edi Ramës.

Nga lehtësimi i kritereve të rrepta tek lirimi me kusht

Greva e shqiptarëve në burgjet e Korfuzit/ Çfarë kërkojnë

“Elementë të caktuar kriminalë tentojnë ta shfrytëzojnë këtë periudhë”

Apeli i ministrit Balla: Policia do të rrisë vigjilencën gjatë festave

"Duke filluar nga dita e hënë...."

Kur do të nisin reshjet e shiut dhe të borës

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës

Si e punësoi Bllako ish-varësin e tij te Klodian Zoto