MENU
klinika

Sulmuesi, 22 gola në 25 ndeshje

Jo vetëm Milan, edhe Real dëshiron Ibran

22.10.2018 - 14:32

Ai dhe sot ka qenë protagonist në kampionatin amerikan, duke shënuar një gol dhe dhënë një asist në transfertën e Minesottas, ku LA Galaxy triumfoi 3-1. Zlatan  Ibrahimovic vijon të bëjë diferencën në fushën e blertë dhe nuk ishte habi që Milan të shfaqte sërish interes për ikthimin në Serie A.

Por sot mësohet se nuk është vetëm Milan që e dëshiron ta sjellë në Europë gjigantin suedez. Në listën e atyre që flirtojnë me 37-vjeçarin  këtë janar është edhe Real Madrid.

Idea e integrimit të Ibrahimovic në organikën e Realit të Madridit është entuziasmuese për drejtuesit e klubit madrilen. Ibrahimovic, që zgjodhi MLS pas dëmtimit që pësoi me United, që rezultoi një kalvar i gjatë deri në rikuperimin total, numëron tashmë 22 gola në 25 takime që ka zhvilluar me Los Angeles Galaxy.

ibrahimovic gattusso
ibrahimovic gattusso

Numrat e tij dot ë ishin një avantazh për Realin, me suedezin  që nuk e ka specifikuar nëse eksperienca e tij me klubin amerikan do të vijojë edhe për sezonin e ardhshëm. Oferta e Realit rezulton të jetë gjithnjë tunduese dhe joshëse…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëri i vogëlushes bëhet hit

Ibra mahnitet nga 7-vjeçarja gjatë himnit