MENU
klinika

Mund të largohet Jim Mattis

Kabineti Trump sërish në krizë?

14.10.2018 - 20:19

Presidenti amerikan Donald Trump, ka lënë të kuptohet se sekretari i mbrojtjes, Jim Mattis mund të largohet duke iu referuar atij si një lloj demokrati.

Mattis, konsiderohet një nga personat më të qëndrueshëm, por edhe më të pavarur në kabinetin Trump dhe ka shërbyer si një kundërpeshë e profilit të ulët ndaj presidentit dhe trajtimit të tij shpesh të papërshtatshëm të aleatëve të SHBA.

Trump

Në një intervistë për “60 Minutes” të CBS, Trump u pyet nëse ai do që Mattis të largohet. “Mendoj se ai është pranë largimit. Mendoj se ai është një lloj demokrati nëse doni të dini të vërtetën. Por, gjenerali Mattis është një person i mirë. Ne shkojmë shumë mirë bashkë. Ai mund të largohet në një pikë të caktuar, të gjithë largohen”, tha Trump duke shtuar se kishte drekuar me Mattis dy ditë më parë.

Komentet mbi Mattis vijnë pasi Trump paralajmëroi ndryshime në kabinetin e tij, që javën e shkuar shënoi edhe dorëheqjen e papritur të Nikki Haley, ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara.

“Po i ndryshoj disi gjërat përreth. Unë kam në pritje njerëz që do të ishin fenomenalë. Ata do të jenë pjesë e administratës dhe do të jenë të jashtëzakonshëm”, deklaroi Trump.

“Unë mendoj se ne kemi një kabinet të shkëlqyer”, tha Trump. Ka disa persona me të cilët nuk jam i kënaqur por kam edhe të tjerë me të cilët jam më shumë se i kënaqur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN