MENU
klinika

'Kaçifas'

Ministri grek: Të zbardhet plotësisht, të mos përkeqësohen marrëdhëniet

30.10.2018 - 14:05

Duke “shënjestruar” kryeministrin shqiptar Edi Rama, Ministri alternat i Greqisë, Jorgos Katrougalos ka deklaruar se incidenti i Bularatit nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe.

Katrougalos gjithashtu ka vërejtur se duhen shmangur deklaratat e parakohshme, ndërsa ka shtuar se po bëhet gjithçka e mundshme që ngjarja të zbardhet plotësisht.

Jorgos Katrougalos: “Ministria e jashtme që nga momenti i parë bëri deklaratën që e vendosi çështjen në dimensionet e vërteta. Për ne, në Ministrinë e Jashtme, për shoqërinë greke, prioritet ka zbardhja e rrethanave natyrale në të cilat ndodhi ngjarja tragjike, mbrojtja e të drejtave të minoritetit në vendin fqinj dhe sigurisht, të mos përkeqësohen marrëdhëniet e të dy vendeve.

Mirëpo kjo e fundit, nuk duhet të bëhet në dëm të dy të parave. Thjesht, me shmangien e shprehjeve retorike që mund t’i përkeqësojnë këto marrëdhënie dhe natyrisht, gjithmonë me parimin e reciprocitetit. Kjo është e qartë se vlen për të dy vendet, për zyrtarët e të dy vendeve.”

Gazetari: Dhe jo në përfundime të nxituara, si deklarata e parë për “ekstremistin”…

Jorgos Katrougalos: Do të duhet të shmangen në përgjithësi deklaratat e parakohshme, sepse nuk mund të kërkojmë zbardhjen e ngjarjeve dhe nga ana tjetër të nxitojmë në nxjerrjen e konkluzioneve. E dini, ka mobilizim nga të dy palët, është kërkuar ndihma e drejtësisë, shefat e policisë të të dy palëve komunikojnë me njeri-tjetrin, bëhet gjithçka që është e mundur që të mundim vërtet të zbardhim se çfarë ndodhi.