MENU

Kjo është politika

“Kam folur me Niçen e Durrësit”, Dako pranon bisedën

25.10.2018 - 21:49

Pas publikimit të përgjimit të një bisede telefonike me një person që në dosjen e organit të akuzës identifikohet si “Niçja”, Vangjush Dako pranoi bisdën me të.

“Niçja është një qytetar i Durrësit që është kapur me të cilin kam folur. Në çdo fushatë kur mbaron takimi elektoral unë falënderoj njerëzit. Unë kontaktoj me ta, u çoj letra falendërimi. Kurse Astriti është i vëllai i Niçes.

vangjush dako-konica.al
vangjush dako-konica.al

Astriti është vëllai i Niçës, në shtrojmë dreka, darka. Falenderojmë njerëzit dhe i marrim në telefon. Kjo është politika. Minimumi është një telefonatë.”

“Niçja” është Altin Avdyli i arrestuar nga policia ditën e diel në 21 Tetor.