MENU
klinika

Nga “The Sun”

Kamerierja që i rrëmbeu zemrën Xhakës

26.10.2018 - 16:58

Që pas transferimit të tij nga Baseli në Londër te Arsenali, Grantit Xhaka ka arritur të fitojë besim i tifozëve dhe të kthehet shpejt në një idhull te “Topçinjtë” e Londrës. Madje në shumë ndeshje ai ka qenë edhe kapiten i skuadrës.

Suksesi i Granitit në futboll ka ngjallur edhe interesin e “The Sun” për jetën e tij private dhe në një shkrim të fundit, media britanike tregon se si është njohur lojtari me origjinë shqiptare me Leonitën me të cilën u martua një vit më parë.

Çifti është njohur teksa mesfushori luante me Borussia Manchengladach dhe Leonita punonte në një lokal në Gjermani, si kameriere. Leonita, sikurse edhe Graniti, vjen nga një familje shqiptare e Kosovës. Për jetën e saj të mëparshme nuk është se dihet shumë, përveç faktit se ajo është rritur në Gjermani. Ajo vetë ka deklaruar se jetën e saj të hershme e ka kaluar në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, përpara se familja e saj të zhvendosej në Ruhrit.

Çifti tashmë jeton në Barnet, në veri të Londrës, por tifozët e Arsenalit kanë arritur t’i fotografojnë së bashku vetëm në Camden Town, në pjesën e tyre të preferuar të Londrës. Madje, vetë Xhaka deklaroi vitin e kaluar për “The Guardian” se Camden Town-in e shikon si një vend ku i rimëshirohet e kaluara e tij.

Kur Taulanti (vëllai) dhe unë ishim fëmijë, ne ndërmorëm udhëtimin tonë të parë me një autobus, nga Baseli për në Prishtinë, vetëm e vetëm që të vizitonim gjyshërit tanë”, është shprehur Xhaka për gazetën prestigjioze britanike, duke shtuar se ai e shikon veten si një njeri të thjeshtë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN