25.10.2018 - 22:15
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Kamëz.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në Valias dhe i plagosur ka mbetur 50-vjeçari Elez Bodisha.
Bodisha është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia po bën krehjen e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit.
Mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri drejt banesës së Bodishës ku ka dhe një ambient të përshtatur si bar, duke zbrazur rreth 20 plumba.
Dyshohet se ngjarja ka si motive hasmërinë, pasi i vëllai i 50-vjeçarit ka vrarë dy persona në aksin Kalimash-Kukës kohë më parë.