MENU
klinika

Rrëfimi i Shkodran Mustafit

Kampioni shqiptar i botës ka një varësi…

17.10.2018 - 15:44

Mund të jesh shpallur kampion bote, të luash në nivele të larta me një ekip si Arsenal në Premier League, të jesh idhull për mijëra e mijëra tifozë, por gjithsesi, je njeri dhe mund të kesh vese ose varësi. Dhe një rast i tillë është ai i Shkodran Mustafit.

Kampioni i botës me Gjermaninë në 2014-ën është një nga protagonistët e momentit të mirë që po kalojnë “Topçinjtë”, të cilët e nisën me dy humbje në kampionat nën drejtimin e Emery, por më pas fituan 6 radhazi. Paraqitjet e mira të qendërmbrojtësit janë akoma më mbresëlënëse, por ai ka një ves.

Nuk po flasim për jetë nate, cigare, varësi nga droga apo ndonjë ves tjetër. Mustafi është familjar i mirë, madje shtëpiak, por pikërisht Brenda katër mureve ka një ves.

Mustafi feston me shqiponje
Mustafi feston me shqiponje

Mbrojtësi me origjinë shqiptare ka zbuluar në faqen zyrtare të klubit në internet se është i fiksuar me serialet televizive. Ka lindur gjithçka rastësisht, por më pas…: “Verën e kaluar, gjatë grumbullimit, kam zbuluar Prison Break, – ka kujtuar Mustafi. – Ishim në Australi dhe unë isha zgjuar, teksa të gjithë të tjerët po flinin. Nuk kisha asnjë me kë të kaloja kohën dhe e vetmja gjë që mund të bëja isha të shikoja seritë, paradite dhe në mbrëmje…”.

“Edhe nëse në mëngjes kishim stërvitje, unë qëndroja zgjuar deri në tre të mëngjesit për të shikuar episodet. Çdo natë i thoja vetes se do të flija herët, por rrija deri natën vonë…”.  Një varësi e vërtetë, që duket se nuk po ndikon te rendimenti i lojtarit, i cili ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Premier League në këtë sezon, nga minuta e parë tek e fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN