MENU
klinika

Detajet

Kapen 557 kg drogë në Itali, në pranga 2 shqiptarë

09.10.2018 - 08:49

Autoritetet italiane kanë sekuestruar 557 kilogramë lëndë narkotike të llojit marijuanë, e cila vinte nga Shqipëria, ndërsa janë arrestuar dy shqiptarë, të moshave 32 dhe 27 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Shqiptarët siç shkruajnë mediat fqinje kanë tentuar të kryejnë manovra largimi në det me gomonen, por përpjekjet e tyre kanë rezultuar të kota.

Operacioni, u ndihmua falë mbështetjes së mjeteve të angazhuara në operacionin “Themis 2018” të Agjencisë FRONTEX, të cilat kanë mundur të identifikonin një gomone dhe dy skafistë. Pas një ndjekje të shkurtër në det, ata u kapën dhe në gomone u gjet 557 kilogramë marijuanë, e paketuar në 24 pako, përcjell “brindisioggi.it”

Sipas të dhënave të para, vlera e marijuanës përllogaritej në 5 milionë euro, sasi e cila kishte si destinacion tregun italian.

Pas aksioneve të njëpasnjëshme përgjatë vitit 2018 , autoritetet kanë vënë në pranga 39 kontrabandistë , ndërsa janë konfiskuar më shumë se 16 ton drogë e llojti marijuanë nga Guardia Di Finanza në Pulia, por edhe 16 gomone, të cilat përdoreshin për transportin e saj.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës