MENU
klinika

Shkak, ditëlindja!

Kërcënohet me vdekje Fedez

30.10.2018 - 21:31

Para pak ditësh, në mediat sociale bëri bujë të madhe festa e ditëlindjes së reperit italian Fedez. Festa u organizua në një supermarket. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të keqe dhe pse nuk kemi dëgjuar deri më tani për festa të këtij lloji që të zhvillohen në supermarket.

Ajo që e acaroi publikun ishte shpërdorimi i ushqimit, ndërkohë që Fedez, Chiara dhe gjithë miqtë e tyre ishin duke u argëtuar. Çifti, menjëherë pas kësaj, kërkoi falje publike. Ata ishin të ndërgjegjshëm se i kishin tejkaluar të gjithë kufijtë. Por mesa duket falja nuk mjaftoi, sepse reperin e kanë kërcënuar me vdekje dhe se do t’i merrnin të birin.

Më konkretisht Fedez ka postuar në Twitter:’Sot në mëngjes më erdhën disa kërcënime me vdekje, që ajo është më e pakta, jo vetëm kaq por ka persona që kontaktuan shërbimet sociale, për të më hequr kujdestarinë e tim biri dhe të tjerë që kanë firmosur peticione për të më hequr nga programi X Factor.’


Nga një festë ditëlindje, përfundoi me kërcënime të këtij lloji. Fedez dhe bashkëshortja e tij Chiara Ferragni janë prindër të një djali, që ka ardhur në jetë para pak muajsh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Martohet blogerja dhe reperi

Një dasmë përrallore në Itali