MENU
klinika

Vendimi i Prokurorisë

Kërkesa e Prokurorisë: 17 vite burg për Shullazin, 15 për Gilmano Danin

02.10.2018 - 12:24

Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi sot 17 vite burg për Shullazin, ndërsa për Gilmando Danin 15. Ndërkohë, për pjesëtarët e tjerë të grupit Endrit Qyqja e Endrit Zela u kërkua 11 vite burg, ndërsa 10 vite për Blerim Shullazin.

Tre prokurorët e pranishëm në sallë (mungonte Donika Prela), kërkuan 64 vite burg në total për bandën, ndërsa pohuan se ka prova që Shullazi dhe shokët e tij kanë kryer disa vepra penale. Shullazi u quajt fajtor për drejtimin e kësaj bande, apo dhe kanosjen për shkak të detyrës të dekanit dhe rektorit Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

Në pranishëm në seancën gjyqësore ishin përfaqësues të Ambasadës Amerikane si ato gjermane. Seanca gjyqësore, e cila ishte e dhjeta në radhë, u monitorua nga forca të mëdha policore, për të monitoruar nga afër situatën.

 Çështja “Shullazi” shkaktoi një furtunë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe atë të Krimeve të Rënda. Siç u raportua edhe pak ditë më parë, arsyeja e shtyrjes së seancës gjyqësore ishte pas kërkesës së Blerim Shullazit, i cili deklaroi se ishte i sëmurë.

Në bankën e të akuzuarve janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, por ata sot nuk janë prezent në seancë, ndërsa kafazi i hekurt është bosh.

Në sallën e gjyqit janë vetëm avokatët e tyre.

Mediat greke: Rama nuk mund të shkelë në “dy anije”

Dendias sot vizitë në Tiranë, çështja e detit mund të shkojë në Hagë

Vizita e ministrit Dendias, Meta: E kanë marrë përgjigjen me kohë!

Meta i përgjigjet Bashës: Atij zotërisë i them, thuaji popullit që je marr peng…

Ambasadorja Kim thirrje KED: Të veprojë sa më shpejt

“Shqipëria duhet të ketë Gjykatën Kushtetuese deri në fund të vitit”

"Dendias do t’ia bëjë të qartë Shqipërisë"

Mediat greke: Integrimi kalon nga Athina