MENU
klinika

Ronela e indinjuar...

“Këtu njerëzit s’kanë kohë për ofendime e zili!”

25.10.2018 - 17:55

Prej ditësh, këngëtarja e famshme shqiptare Ronela Hajati është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ku nuk heziton të shkruajnë për shqiptarët.

Ajo është një nga këngëtaret që komentohet shumë nga portalet edhe për paraqitjen e saj, por edhe për jetën private dhe për këtë gjë ka bërë edhe një reagim nga Amerikane.

Ajo ka shfaqur indinjatën e saj për jetën që bëhet në Shqipëri dhe thashethemet e shumta që bëhen nga njerëzit.

Ndërkohë, ajo shkruan se në SHBA është krejt e kundërta dhe pse njerëzit kanë 100 punë, shkruan këngëtarja, sërish ata e gjejnë mundësinë të thonë një fjalë të mirë.

Dmth… Nga këtu ku jam, ku shoh njerëz që kanë 100 punë, që ikën dita pa e kuptuar dhe prapë kanë gjithmonë kohë për të thënë një fjalë të mirë, e kuptoj gjithë dëshpërimin dhe kohën e lirë parazitare që kemi për të nxjerrë vetëm mllef, vrer, ofendime, zili! Dhe mbase dhe s’kemi faj!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i Ronelës

Jo një, por 3 këngë të reja