MENU
klinika

Deklarata

Kisha Ortodokse Maqedonase kundërshton ndryshimin e emrit

07.10.2018 - 14:57

Kisha Ortodokse Maqedonase, dioqeza e Ohrit në seancën e rregullt vjetore të Këshillit Popullor të Kryepeshkopëve vazhdon të mbaj qëndrimin për mos ndryshimin e emrit të vendit dhe vetë Kishës.

Kisha bën apel për bashkim kombëtar për tejkalimin e situatës në vend.

“Kisha Ortodokse Maqedonase trashëguese historike dhe ligjore e Kryepeshkopatës së Ohrit në Justiniana e ruan dinjitetin e kryepeshkopatës dhe mban emrin Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, në komunikim me Kishën Ortodokse Maqedonase”, deklaroi kryepeshkopi Timotej.

Ai shtoi se anëtarët e Këshillit Popullor të Kryepeshkopëve bëjnë apel për bashkim kombëtar duke tejkaluar situatën në vend.

“Ju bëjmë thirrje dhe lutje të sinqertë të gjithë subjekteve politike në vend për qasje të përgjegjshme në këtë periudhë shumë të ndërlikuar dhe përplot me sfida për atdheun tonë me propozim që të shfrytëzojnë të gjithë forcat për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shpirtëror të popullit maqedonas dhe gjithçkaje që është maqedonase”, u shpreh ai.

Takimi i rregullt vjetor vazhdon të mbahet në Manastirin e Kalisht. /Konica/