MENU
klinika

Ekipi i Femrave

Kombëtarja U-19 gjen suksesin e parë

09.10.2018 - 22:02

Më në fund, Kombëtarja shqiptare e Femrave U-19 ka marrë fitoren e parë në grup, duke mposhtur 3-1 në “Selman Stërmasi” ekipin bjellorus. Ky sukses vjen pas dy humbjeve radhazi, ku ajo e Holandës ishte e turpshme, në shifrat 12-0.

Kombëtarja kuqezi është në një grup shumë të vështirë, me Holandën dhe Poloninë si dy skuadra favorite për t’u renditur në dy vendet e para. Gjithsesi, kanë mundësi të kualifikohen si vendi i tretë më i mirë, por dhe kjo mundësi shihet shumë e vështirë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Me vetëm 3 pikë në 3 takime dhe me një golavarazh 3:14, duket shumë e vështirë që të besuarat e Nevil Dedes të dalin nga grupi, por fitorja 3-1 kundër Bjellorusisë mund të shihet si një kthesë për kombëtaren kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN