MENU
klinika

Koncertet në Dublin e Belfast

Njoftimi i befasishëm i Kylie Minogue shtang fansat

07.10.2018 - 21:36

Këngëtarja e famshme Kylie Minogue u detyrua në momentet e fundit të jepte lajmin e keq për fansat e saj, duke anuluar koncertet në Dublin dhe Belfast pasi po vuan prej një infeksioni në fyt.

Në një postim në Twitter, ajo shkroi: “Të dashur, ju kërkoj ndjesë që nuk mund të performoj sot në Dublin dhe nesër në Belfast. Kam provuar çdo gjë të mundur që të jem në gjendje të performoj për ju por një infeksion në fyt që më ka shkaktuar tendosje vokale. Ju premtoj që do kthehem sa më shpejt të mundem. Çmimi Guiness po më pret! Ne po punojmë në datat e reja dhe shumë shpejt do dalin detajet e reja. Ju kërkoj ndjesë dhe faleminderit për mirëkuptimin”.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar albumin e ri “Golden”, me të cilin ka bërë turne në Britani dhe Irlandë.