MENU
klinika

Tragjedia me helikopter

Konfirmohet, humb jetën pronari i Leicester

29.10.2018 - 11:03

Është konfirmuar zyrtarisht se presidenti i klubit anglez Leicester City, Vichai Srivadhanaprabha, ka humbur jetën në aksidentin e helikopterit të tij pas ndeshjes me West Hem.

Mjeti fluturues u ngritur nga qendra e fushës si zakonisht për ta dërguar atë në aeroportin më të afërt, por pas pak metrash u rrëzua për një defekt dhe përfundoi duke u përplasur në parkingun pranë stadiumit.

Me mijëra tifozë ishin mbledhur dje pranë stadiumit, në pritje të lajmit të kobshëm, pasi të gjithë dinin se presidenti i Leicester ishte ai që udhëtonte me atë helikopter pas çdo ndeshjeje.

Lojtarët e skuadrës angleze ishin të gjithë të tronditur, ndërsa ndeshja e Kupës Carabao ndaj Southampton në mesjavë është anuluar si pasojë e kësaj ngjarje të rëndë, ku kanë humbur jetën edhe dy pjesëtarë të ekuipazhit dhe dy persona të stafit të tajlandezit.

Miliarderi tajlandez u bë një figurë shumë e dashur që kur bleu klubin në vitin 2010 duke e nxjerrë nga borxhet dhe duke pasur vizionin që të ndërtonte një skuadër e cila nën drejtimin e Claudio Ranierit, shkroi historinë duke fituar tre vite më parë kampionatin anglez.

Në bord ndodhej piloti dhe e dashura e tij si zv. pilote, ata njiheshin si çifti i pilotëve që kishin udhëtuar botën në kabinë me njëri-tjetrin, z. Swaffer dhe znj. Lechowicz.

Dëshmitarët e quajtën pilotin hero pasi kishte arritur të bëjë zbritjen shumë pranë stadiumit, duke mos lejuar që helikopteri të hynte në stadium e të bënte një tragjedi akoma më të madhe.

Edhe drejtori sportiv i klubit Jon Rudin ishte planifikuar që të ishte në festë në helicopter, por kishte ndryshuar plane në moment të fundit. Në bord ka qenë krahu i djathtë i pronarit të klubit Caveporn Punpare dhe “mbretëresha bukurisë” Nursana Suknamai, të cilët konsideroheshin pjesë e familjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN