MENU
klinika

Pronat e braktisura

Korçë/ Migrimi po tkurr dukshëm popullsinë

28.10.2018 - 17:16

Bashkia ka vendosur këto kohët e fundit të prishen ndërtesat e vjetra me rrezik shëmbjeje në lagjet karakteristike të Korçës.

Banesa të lëna shkretë, që dëshmojnë jo vetëm pamundësi investimi, por edhe një largim ndoshta të gjatë e pa kthim të pronarëve të tyre. Kjo kategori ndërtimesh që shëndrohet dita-ditës e vit pas viti në rrënoja, nuk është e pakët, por as e vetme.

Të tjera banesa qëndrojnë të mbyllura dhe pragjet e tyre nuk I kapërcen njeri. Bari dhe ferrat mbijnë përmbi ca avlli e ngrehina, si shenjë e vetme e kujtimit të jetës pranë tyre. Njoftimet ‘Shitet’ vihen re anembanë qytetit. Si për banesa private edhe për apartamente.

Fakti I dhimbshëm është se familjet korçare po migrojnë gjithnjë e më shumë. Jo thjesht se e kanë një lloj tradite që nga fillim shekulli I kaluar. Pas vitit 1990-të statistikat e migrimit janë të larta për qytetin e Korçës.

Natyrisht edhe për fshatrat e më gjerë si zonë e Juglindjes. Sipas të dhënave nga punonjës të INSTAT në Korçës, që nga ’90-ta e deri tani, nga qyteti I Korçës janë larguar qindra e mijra familje. ‘Rreth 35 mijë banorë të qytetit të Korçës, rezultojnë të larguar si brenda vendit edhe në shtete të tjera’ tha specialisti për statistikat Sami Meçollari.

Korça sipas tij, nga regjistrimi I vitit 2011 ka rreth 52 mijë banorë, nga 86 mijë që figuronin më parë. Këta tregues, reflektohen në situatën aktuale, përfshi edhe zhvillimin ekonomik e social të Korçës.

Ata pasardhës familjesh të njohura korçare, apo me disa breza në këtë qytet, gjithnjë e më shumë dëgjohet të shprehen me nostalgji e dhimbje për largimet, migrimin, boshllëqet që mbeten pas tyre. Korça ka rrudhjen e vet si rrjedhojë e këtij migrimi.

Edhe pse jeta bën të vetën, dhe krahas banesave të vjetra apo në rrënim e sipër nuk mungojnë si makiazh edhe vilat e reja apo të restauruara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN