MENU
klinika

Kosova Korrupsion

Kosova duhet të ketë prioritet luftën kundër korrupsionit

09.10.2018 - 12:05

Kosova është duke përmbushur kriteret për anëtarësim në Bashkim Evropian, por edhe po e përshpejton këtë proces. Kështu është shprehur ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, duke shtuar se procesi i integrimit evropian mbetet prioriteti i Qeverisë.

Hoxha u shpreh se është e bindur se deri në fund të vitit Qeveria do të arrijë të përmbyllë planin e veprimit.

Jemi të lumtur që procesi i liberalizimit të vizave është në prag të finalizimit dhe presim vendim pozitiv të Këshillit të Bashkimit Evropian në mënyrë që edhe ne kosovarët t’i bashkohemi qytetarëve të Evropës nga Atlantiku në Kaukaz. Ne si Qeveri mbesim të përkushtuar kushtuar që së bashku me ju të konkretizojmë ERA-në në aspektin e përmbajtjes së reformave dhe zbatimit të tyre”, tha Hoxha.

Shefi i Njësisë për Kosovë dhe Maqedoni i Komisionit Evropian, David Cullen tha se progresi i Kosovës do të matet nëpërmjet zbatimit të dokumenteve ligjore.

Në rajon ka pasur zhvillime të mira. Dialogu Kosovë -Serbi duhet të shfrytëzohet nga autoritetet kosovare në mënyrë që të përdoret ky momentum. Në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit që do të mbahet vitin e ardhshëm duhet të shohim përkushtimin e të gjitha autoriteteve në Kosovë që të ofrojnë çështjet më të rëndësishme si reformat, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që duhet t’i jepet prioritet absolut”, tha ai. /Konica.al/