Kosova ende është e pamposhtur në Ligën e Kombeve. Dy barazime dhe dy fitore e mbajnë Kosovën në vendin e parë në grupin e vet. Sot Kosova ka barazuar 1-1 me Ishujt Faroe, ndeshje e luajtur në transfertë.
Milot Rashica ka shënuar golin e karrierës në minutën e 9’ duke kaluar të tijtë në avantazh. Sulmuesi kosovar ka lëshuar një predhë të vërtetë nga rreth 30 metra duke befasuar portierin kundërshtar.
Milot Rashica’s opener for Kosovo vs Faroes is a stunner. An absolute stunner. pic.twitter.com/5sTP2Q6S11
— Richard Wilson (@timomouse) October 14, 2018
Padyshim që një nga golat më të bukur të mbrëmjes. Kosova nuk e ul ritmin, por edhe Ishujt Faroe rrezikojnë në disa momente portën vizitorëve. Pas pushimit situata mbeti e njëjtë, Kosova vazhdoi të ishte aktive dhe në kërkim të golit të dytë, por gjatë një aksioni ku mbrojtja kosovare duhet të ishte treguar më e kujdesshme, vendasit gjejnë golin e barazimit me Joensen.
Minutat kalojnë dhe Kosova nuk gjen një mënyrë për të depërtuar në mbrojtjen kundërshtare dhe duhet të kënaqet me një barazim. Edhe ndeshja tjetër e grupit mes Maltës dhe Azerbajxhanit ka përfunduar me një barazim 1-1.
Ndërkohë në ndeshjen e grupit 2 të League B, Rusia ka mposhtur pa shumë probleme Turqinë duke u ngjitur në vend të parë të renditjes. Rusët gjetën golin e merituar në minutën e 20’ falë Neustadter. Ndërsa pas pushimit ishte Cheryshev ai që vulosi fitoren me golin e tij në minutën e 78’.