Serbi
Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiç, tha se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara, siç është Serbia sot dhe se nuk do të ketë pengesë në të drejtën ndërkombëtare për t’u bashkuar me Shqipërinë. Ai ka thënë se korrigjimi i kufijve do të thotë se në anën tjetër të kufirit të mbetet 90 për qind e territorit të Kosovës.
Kosovë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se shpreson që pas tërheqjes së ushtrisë gjermane nga kampi i kësaj ushtrie në Prizren, në këtë qytet do të vijnë investitorë nga ky shtet. Veseli në një intervistë për agjencinë shtetërore gjermane të lajmeve (DPA), ka shtuar se shkëmbimi i territoreve nuk është opsion.
Maqedoni
Rusia nuk e pranon ndryshimin e emrit të ri të Maqedonisë. Pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë, nëpërmjet profit në rrjetin social Twitter të Ambasadës ruse në Shkup, dërgoi një mesazh ku thotë se e pranon Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues dhe se këtë qëndrim nuk do ta ndryshoj.
Greqi
“Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës”, këtë e përsëriti kryetari i partisë, Kirjakos Micotakis, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë turneut të tij në ishullin grek Kefalonia. Ai theksoi se arsyet kryesore për këtë pozicion është qëndrimi i tyre se “për herë të parë fqinjëve u bëhet lëshim për gjuhën dhe nacionalitetin maqedonas, të dëmshme për interesat nacionale”.
Maqedoni
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndetën vendimin e Kuvendit të Maqedonisë për aderim në ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës. Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit Amerikan (DASH), Heather Nauert, “Shtetet e Bashkuara besojnë se Marrëveshja e Prespës është një mundësi historike për të forcuar stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”.
Serbi
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë ndryshuar politikën ndaj dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, por nuk pritet të tërheqin njohjen ndaj Kosovës. Daçiç tha në televizion “Prva” se nuk është gjithçka bardh e zi.