Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se të enjten do të ketë seancë të re plenare, ndërsa në rend dite do të jetë pakoja e ligjeve për shndërrimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Veseli pas mbledhjes së Kryesisë tha se Ushtria e Kosovës do të bëhet brenda vitit.
“Ditën e enjte do të kemi seancë. Unë jam krenar që kam qenë në UÇK, por në UÇK kemi vepruar bashkë kemi arritur edhe përmes një partneriteti. Ushtria e Kosovës dëshiron apo nuk dëshiron duhet të kryhet brenda këtij viti. Krejt çka dëshirojmë të bëjmë është ta bëjmë me mençuri. Ushtria do të bëhet brenda vitit. Nëse është qëllimi i opozitës të dëmtohet liberalizimi i vizave. Edhe unë jam entuziast për ditën kur dita shndërrojmë FSK… Ushtria do të ndodhë brenda këtij viti”, tha ai. /Konica.al