02.10.2018 - 15:55
Në botë ka shumë stadiume të veçanta, qoftë për nga arkitektura, numri i vendeve, risitë teknologjike e shumë anë të tjera. Por atë që bën natyra, nuk e bën njëriu. Një stadium i veçantë ndodhet edhe në Kosovë.
Ekipi i Ligës së Parë në Kosovë, Kika, në fshatin e Hogoshtit, po bën bujë në rrjetet sociale, prej fushës së veçantë. Kika i zhvillon ndeshjet në një fushë futbolli, në mes kodrave, në “Anamoravë”.
E habitshme edhe tribuna “VIP”, e improvizuar në një pjesë të kodrës, e aty janë vendosur divane, apo edhe karrige të vjetra, për ata tifozë që gjenden për të parë ekipin e tyre, në një terren mëse të veçantë. Por kjo nuk është pjesë e natyrës, por e dorës së njeriut.