MENU
klinika

Saga e ”Babales”

Kosovë/ Vijojnë procedurat për ekstradimin e Albert Veliut

12.10.2018 - 17:27

Lirohet Albert Veliu, i njohur ndryshe si “Babalja”, rreth 24 orë pas ndalimit nga policia e Kosovës. Lajmi konfirmohet nga avokati i “Babales”, Albert Veliut, Tom Gashi.

Sipas avokatit Gashi, Gjykata e Prishtinës nuk ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për paraburgim ndaj Albert Veliut, pasi në Shqipëri akuzohet për kallëzim të rremë dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Nga ana tjetër, është mësuar se vijojnë procedurat për ekstradimin e “Babales”. Avokati mbrojtës, Tom Gashi tha se klienti i tij Albert Veliu, ndodhej me të, pas vendimit të Gjykatës së Prishtinës.

Albert Veliu u ndalua një ditë më parë në një kamp azilkërkuesish në Prishtinë, pas lëshimit të urdhërporosisë nga drejtësia shqiptare për arrestimin e tij, pasi ndaj “Babales” ka një masë arresti me burg për kallëzim të rremë dhe kalim të paligjshëm të kufirit. 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!