MENU
klinika

Nga Fadil Maloku

Kosovën, po e bankroton politika diletante!

29.10.2018 - 21:03

1. Në Kosovë, sentenca e idiomës “brainwashing” apo “shpërlarjes së trurit”, që ndryshe në politikën paramode shquhej dhe identifikohej pak a shumë si “indoktrinim” e si “përpunim politik”, po merr dimensione të një fatpajtimi të çuditshëm dhe pothuajse iracional!

2. Themi iracional dhe fatpajtues, për shkakun se “skalpeli” ynë sociologjik e ka pak si vështirë ta imagjinojë politikën që me dy dekada demokracie e tendence shtendërtimi, nuk arriti bile njëherë ta fut në agjenda nacionale luftimin e kriminalitetit, korrupsionit, pabarazisë papunësisë dhe varfërisë ekstreme?

Kosovën, po e bankroton politika diletante!-konica.al
Kosovën, po e bankroton politika diletante!-konica.al

3. Në cilëndo shoqëri europiane, këta parametra e tregues socioekonomik, do ishin definitivisht shenja alarmuese për kolapsimin dhe bankrotimin e shtetit!

Duket, që këtë lëmsh të kësaj tendence bankrotuese, do ta paguajmë me “internim” dhe ikje masive nga vendi, menjëherë sapo të lejohet liberalizimi i vizave.

Atëherë, kujt i duhet një Kosovë e tillë?!?