MENU
klinika

Referendumi në Maqedoni

Kotzias: Marrëveshja e Prespës, edhe pa referendumin

02.10.2018 - 17:17

Referendumi nuk është as kusht, e as kërkesë juridike për implementimin e Marrëveshjes së Prespës, por është zgjedhje e Shkupit, tha ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias duke e komentuar dhe shpjeguar rezultatin nga referendumi në Maqedoni.

Kotzias theksoi se presidenti Ivanov dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev janë zgjedhur me numër më të vogël të votave që i fitoi “PRO” në referendumin.

Marrëveshja thotë se (referendumi) është zgjedhje e Qeverisë së Shkupit, por nuk është as kusht, as parakusht, as kërkesë juridike për implementim të marrëveshjes, kjo është me rëndësi të madhe. Tani shkojmë në pjesën politike. Përqindje e madhe është 37-38 për qind?
Në shikim të parë kur dikush e shikon, nëse nuk i di politikën ballkanike dhe politikën e Shkupit dhe realitetin e tyre, do të thotë se është e vogël. Edhe është logjike”.

Sipas informatave që Athina zyrtare i ka pasur nga Shkupi, Kotzias vlerëson se pjesëmarrja në referendum do të jetë midis 40 dhe 45 për qind, ndërsa sipas kësaj Greqia ka qenë e orientuar se do të votojnë 40-42 për qind.

Shefi i diplomacisë greke ngulmoi se ratifikimi i marrëveshjes së Prespës do të jetë nga Parlamenti aktual, ndërsa shtoi se kur do të vijë koha, me vendim të kryeministrit vendi do të shkojë në zgjedhje.

Marrëveshja e Prespës është balancuar, mund të qëndrojë gjatë kohës, kjo është marrëveshje prototip, siç thonë të gjitha institucionet universitare ndërkombëtare serioze”, vlerëson Kotzias.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Përdoren shtetas të pastrehë për transportin e lëndëve narkotike!"

Mediat greke reportazh trafikut të drogës Shqipëri-Greqi

Qelizat telefonike dhe kamerat tradhëtuan organizatorët

Vrasja e Ari Papës në Greqi/ Mediat greke: Ekzekutori fshihet në Shqipëri