MENU
klinika

Tradhëtia kombëtare

Kotzias: Lajm i rremë, fondet sekrete jo në Shqipëri

24.10.2018 - 20:57

Në intervistën e tij të parë televizive, ish-ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias ka shpjeguar se si funksionon mekanizmi i fondeve sekrete.

Kotzias e ka bërë këtë në përgjigje të akuzave që lëshoi kundër tij ministri i Mbrojtjes, se ka keqpërdorur këto fonde, duke aluduar për korrupsion.

Kotzias tha se ai si ministër vendosi hartimin e një ligji mbi kontrollin e fondeve sekrete. Sipas tij, një shërbim i ministrisë bën propozimin se ku duhet të jepen dhe propozimi t’i shkojë parlamentit.

Nikos Kotzias: “Aty duhet të ketë një komision nga kryesia e parlamentit -ndoshta përbërja e tij është aktualisht e madhe- prandaj ndodhin dhe këto “rrjedhje” në shtyp. Dhe fondi do të mund të tërhiqet nga llogaria bankare vetëm nëse do të ketë vendime të veçanta nga parlamenti për secilin nga propozimet”

Kotzias-konica.al
Kotzias-konica.al

Sipas Kotzias, kjo garanton se “nuk kalon asnjë ‘grosh’ nga ministri apo kryeministri.

Nikos Kotzias: “Ne krijuam një komision në ministri që kryesohet nga sekretari i përgjithshëm, i cili ka statusin e nëpunësit civil nuk është një emërim politik, dhe ka në përbërje dy ambasadorë të nivelit të lartë. Komisioni merr edhe mendimin e ministrit. Disa fonde janë konstante prej vitesh. Shuma e fondeve tona ishte sa 1/7 në raport me të kaluarën, sqaroi Kotzias.

Duke shpjeguar se si procedohet më tej, ish ministri i jashtëm grek tha se komisioni merr vendim me shkrim dhe i dërgon dokumentat në parlament.

Nikos Kotzias: “Meqë dy herët e para parlamenti nuk e dinte se si funksiononte, shkuan vetë diplomatët tanë dhe dhanë shpjegime.

Pastaj, herën e tretë, të katërt, të pestë e të gjashtë në dy vitet që po funksionon, u dërguan dokumentet dhe nëse kishte ndonjë pyetje, shkonte një diplomat dhe jepte sqarime. Përkundër dy herëve të para, nuk ka pasur më pyetje nga parlamenti.

A ka lidhje Kotzias me Sorosin? konica.al
A ka lidhje Kotzias me Sorosin? konica.al

Rrjedhimisht, parlamenti i shqyrton fondet sekrete se ku shkojnë, po të konstatojnë probleme ia shtrojnë kryetarit të parlamentit ose neve dhe po nuk pati problem, i miratojnë.

Dhe pasi miratohen, atëherë i merr paratë ministria e jashtme, nuk i merr ministri i jashtëm, nuk kalojnë nga xhepi i tij.

I merr drejtoria përkatëse. Nëse i japim për të eksploruar Antraktidën, i merr drejtoria e Antraktidës – që të mos them emra shtetesh konkretë.

Po të jetë se si do të thyejmë rekordin botëror në kërcimin trehapësh, i merr drejtoria që është e ngarkuar me sportet”.

Kotzias i ka quajtur të rreme publikimet se fonde sekrete janë dhënë edhe në Shqipëri. “U bë një lajm i rremë, se shkuan fonde në Shqipëri”.

Atëherë ndërhyn gazetari, duke iu referuar reagimeve në median shqiptare.

KOTZIAS-TSIPRAS-konica.al
KOTZIAS-TSIPRAS-konica.al

Gazetari: “Parti në Shqipëri, që i konsiderojmë të dëmshme negociatat me Greqinë, që shtrojnë çështjen çame, thonë “ç’ punë ka Greqia të ndërhyjë në politikën tonë të brendshme”.

Nikos Kotzias: E dini çfarë ndodhi? Në Shqipëri, kush ka qasje pozitive ndaj Greqisë, akuzohet që pardje se është “i kapur”. Dhe si është i kapur? E thotë dhe vetë partneri i qeverisë

Këtu Kotzias e ka fjalën për ministrin e mbrojtjes, Panos Kammenos, i cili në mbledhjen e këshillit të ministrave -pas të cilës Kotzias dha dorëheqjen- tha ndër të tjera se “qeveria greke merr para nga Soros që të blejë të huajt”.

“Këto u thashë dhe në mbledhjen e qeverisë, që këto nuk janë lojëra. Vendi ynë duhet të bëhet serioz. Këta budallenj, naivë dhe tradhëtarë, që përpiqen të nxjerrin lajme të rreme ose jo se ku shkojnë fondet sekrete te vendit, i kap neni për “tradhëti kombëtare”.

Kash Patel e ka gati listën e “armiqve”

Kush është i zgjedhuri i Trump për të drejtuar FBI

Assadi në “errësirën” e rezidencës sekrete në Moskë

Strategjia e Putinit për t’i dhënë azil politik ish-presidentit sirian!

VOA: S’ka shpresë që çështja mund të shkojë drejt zgjidhjes

‘Venecia’ për mandatin e Olta Xhaçkës/ “Mazhoranca dhe opozita, lexime të kundërta!”

“Përgëzime të përzemërta për liderin e PD-së!“

Lirimi i Sali Berishës, reagon nga qelia Ilir Meta

Vrasja e 14-vjeçarit që tronditi opinion publik

Karamuço: Mjeku bëri mrekulli me fëmijën e dytë…