MENU
klinika

Vetting-u

KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit të Korçës

08.10.2018 - 10:12

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtarin e Korçës, Sotiraq Lubonja.

Vendimi i organit të shkallës së parë të procesit të vettingut, pjesë e Reformës në Drejtësi, ka ardhur bazuar mbi të 3 kriteret e procesit.

Sotiraq Lubonja ka qenë pjesë e Gjykatës së Apelit të Korçës.

ILDKP raportoi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për deklarim të pasaktë, fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme.

Trupa gjykuese e KPK, e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari deklaroi gjatë seancës dëgjimore me këtë gjyqtar se Lubonja nuk ka pasur para të justifikuara për ndërtimin e një shtëpie me vlerë 6,5 milionë lekë, në periudhën 1995-2002.

Sa i takon vlerësimit të figurës së gjyqtarit, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar e ka gjetur atë të përshtatshëm për të vijuar detyrën.

Qytetarët kërcejnë dhe shijojnë festën

Rama publikon pamje nga Karnavalet në Korçë

U takua me autorët e krimit në Elbasan dhe qëndruan bashkë në një hotel

U vra dhe u hodh në rezervuar, zbulohen lëvizjet e 25-vjeçarit

“Blerje votash nga 100 deri në 300 euro në Korçë”

PD nxjerr emrat në KAS/ Nga ministri Peleshi te drejtues lokal