MENU
klinika

Dështon formula e kompozimit

KQZ në krizë/ Mazhoranca rrezikon të marrë shumicën

07.10.2018 - 20:44

Formula e kompozimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e miratuar me konsensus në vitin 2012 mendohet të ketë dështuar.

Përfundimi i mandatit të 4 anëtarëve, ka nxjerrë në pah krizën e KQZ-së vetëm 8 muaj para zgjedhjeve vendore.

Nëqoftëse respektohet kodi zgjedhor fjalë për fjalë, PD në këtë institucion rrezikon të mbetet vetëm më një anëtarë plus kryetarin Klement Zguri, ndërsa PS merr shumicën e anëtarëve.

Por ka dhe një skenar.

Sipas ligjit, i cili vitet e fundit është shmangur, në të gjitha zgjedhjet që parlamenti ka bërë vitet e fundit, për këtë institucion ka respektuar parimin e balances së forcave politike në Komsionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në këtë rast nëse respaktohet ky parim, Lëvizja Socialisite për Integrim, goditet në këtë institucion duke mbetur pa asnjë përfaqësues.

kqz-konica.al
kqz-konica.al

Për shkak të marrëveshjes Rama-Basha, vendin e partisë së vogël opozitare në KQZ-së e ka zënë Denar Biba, i cili më herët ka qënë propozim i socialistëve.

Një problem tjetër i krijuar është kryetari, ligji parashikon qe ai i përket mazhorancës por sot KQZ drejtohet nga Klement Zguri i opozitës.

Vështirësia në të cilin ndodhet ky komision dhe delikatesa për ta trajtuar, vërehet edhe tek hezitimi i palëve politike për të bërë lëvizjet edhe pse KQZ ka njoftuar Kuvendin në 11 shtator për përfundimin e mandatit të 4 anëtarëve.

Brenda mazhorancës ka zëra që kjo situatë duhet zgjidhur me konsensus, ndërkohë në kampin opozitar Basha, e ka më të vështirë edhe për shkak të presionit që ka nga LSI.

Akoma i paqartë mbetet qëndrimi i PD, nëqoftëse do të kërkojë konsensus për të gjetur zgjidhje në frymë të kodit zgjedhor apo do e përdorë këtë moment për rritjet e tensionit politik.

KQZ është institucion që rregullohet në kod zgjedhor, por krisja e parë e tij ka ardhur në vitin 2013 kur Sali Berisha në atë kohë kryeministër, shkarkoi Ilirian Muhon e LSI-së dhe si rrjedhojë 2 anëtarët e PS dhe një i PBDNJ-së dhanë dorëheqje.

Situata në këtë komision u komplikua akoma më shumë në vitin 2016 pas marrëveshjes Rama-Basha.