MENU
klinika

Rritet te bizneset dhe individët

Kredia afatgjatë arrin në 2.3 miliardë euro

14.10.2018 - 14:03

Kreditimi afatgjatë nga sistemi bankar shqiptar po zgjerohet gjatë këtij viti. Sipas statistikave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, kreditë afatgjata, me maturim më të gjatë se pesë vjet, në fund të gushtit arritën në afro 293 miliardë lekë ose rreth 2.3 miliardë euro, nga 277 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Këto statistika tregojnë një ndryshim të rëndësishëm në kursin e kreditimit të ekonomisë.

Rritja e kreditimit afatgjatë është në vetvete një sinjal pozitiv, sepse dëshmon që bankat janë të gatshme të marrin përsipër më shumë rrezik në horizonte të gjata kohore.

Rritja e maturitetit mesatar të portofolit lidhet edhe me zhvillimet sektoriale të huadhënies dhe me qëllimet e përdorimit të kredisë. Dhënia e më shumë kredive afatgjata tregon se bankat kanë mbështetur më shumë projekte të reja investimi.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Portofoli i kredive afatgjata për biznesin ka arritur në 154 miliardë lekë, në rritje me 9 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, në rënie janë kreditë afatshkurtra në formë paradhëniesh bankare apo kapitali qarkullues.

Një tendencë të ngjashme po ndjek edhe kreditimi i individëve, ku kreditë afatgjata kanë arritur në 139 miliardë lekë, shtatë miliardë lekë më shumë krahasuar me një vit më parë.

Tek individët, zgjerimi i kreditimit afatgjatë lidhet kryesisht me financimet për blerjen e pasurive të paluajtshme. Normat e ulëta të interesit që ofrojnë bankat kanë sjellë rritje të ndjeshme të kreditimit në këtë segment.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritet vetëm për individët

Kredia “me paterica”

5.6% është me probleme

Kredia jashtë vendit po përkeqësohet