MENU
klinika

Flet Ansi Agolli

“Krenar që përfaqësoj vlerat e Shqipërisë”

02.10.2018 - 11:56

Para pak ditësh u organizua ceremonia e shpërndarjes së çmimeve të “Albanian Sports Ambassador”, ku triumfoi Lorik Cana. Në gala-në e zhvilluar u nderuan me çmime vlerësuese edhe personazhe të tjerë, ndër të cilët Ansi Agolli, kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit.

Motivacioni kishte të bënte me lartësimin e vlerave të kombit tonë nëpër botë, në vendet ku secili ka luajtur, ose vijon të luajë. I pamundur për të qenë fizikisht në mbrëmjen përkatëse, Agolli ka falënderuar organizatorët dhe jurinë, e cila e ka përzgjedhur mes ambasadorëve të sportit shqiptar në botë:

“Jam shumë i lumtur që mora çmimin e nderit të “Albanian Sports Ambassador”. Jam krenar të përfaqësoj çdo ditë vlerat e Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Gëzimi është edhe më i madh kur çmimin e dorëzon ish-trajneri De Biasi, një njeri që ka bërë shumë për lartësimin e imazhit të vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Fatkeqësisht, impenjimet sportive nuk më lejuan të isha i pranishëm në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kapiteni: Nis një epokë tjetër

Ansi Agolli: Gjithnjë i gatshëm për Kombëtaren!