MENU
klinika

Liga e Kombeve

Kroaci-Angli pa fitues, Lukaku nderon Belgjikën

12.10.2018 - 22:52

Kryendeshja e mbrëmjes së sotme mes Kroacisë dhe Anglisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, ka përfunduar në barazim pa gola, duke i prishur punë njëra-tjetrës, teksa kryeson Spanja me 6 pikë të plota, ndërsa vetë mbesin me nga një pikë.

Mungesa e tifozëve, me Kroacinë që vazhdon të shlyejë dënimin për të zhvilluar ndeshjet me dyer të mbyllura pas incidenteve të shkaktuara nga tifozët kroatë në 2015-ën, në një takim të luajtur kundër Italisë, i kanë hequr spektaklin sfidës. Rastet nuk kanë munguar për të dy ekipet, por rezultati ka mbetur i pandryshuar.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Një tjetër përballje e rëndësishme e mbrëmjes së sotme ka qenë ajo që është zhvilluar në Bruksel mes Belgjikës dhe Zvicrës, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës A. Një takim ky që është mbyllur 2-1 për vendasit.

Heroi i sfidës ka qenë Lukaku, i cili ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 58-të dhe i ka dhuruar fitoren Belgjikës në të 84-ën pasi Gavranovic ka barazuar përkohësisht në të 76-ën. Falë këtij rezultati, “Djajtë e Kuq” kryesojnë grupin me 6 pikë, 3 më shumë se zviceranët dhe gjashtë më shumë se Islanda e vendit të fundit.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Për sa i takon ndeshjeve të tjera të luajtura sot, Arnautvic (71′) i ka dhënë fitoren Austrisë kundër Irlandës së Veriut, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin 3 të Ligës B. Një grup që kryesohet nga Bosnje Hercegovina (6 pikë), që ndiqet nga austriakët (3 pikë) dhe Irlanda e Veriut (0 pikë).

Standings provided by Sofascore LiveScore

Në Grupin 2 të Ligës C, Greqia ka mundur 1-0 Hungarinë në shtëpi falë një goli të Mitroglou (65′) dhe është ngjitur në vendin e dytë me 6 pikë, të ndjekur nga hungarezët me 3 pikë. Vendi i parë mbahet nga Finlanda që ka fituar 1-0 në fushën e Estonisë me një gol të Pukki në minutën e 91-të. Estonezë mbeten në vendin e fundit me zero pikë pas tri ndeshjes.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Në fund, në Grupin D të Ligës D, Bjellorusia ka marrë kreun e grupit pasi ka mundur 1-0 Luksemburgun në shtëpi. Ndeshja është vendosur nga një gol i Saroka-s në minutën e 43-të.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN