MENU
klinika

Një shkrim nga Emma Carter

Kufijtarët e harruar/ Të shpëtosh jetë mes luftërave të përgjakshme

10.10.2018 - 14:00

Një shkrim nga Emma Carter/

“Nga vijnë foshnjat?”

Fëmijët e kanë bërë këtë pyetje  që kur njerëzimi e ka populluar Tokën dhe prindërit kanë dhënë shumë përgjigje si: E gjeta në një copë toke lakuriq, Perëndia e dërgoi atë,  e solli lejleku, e shumë e shumë përgjigjë të çuditshme si këto. Për shumë dekada, përgjigjja më e dëgjuar nga nënat dhe baballarët në vendet e varfra … ” E solli zonja nga Shërbimi i Infermierisë Kufitare”. Provat shiheshin në foto, të porsalindur të mbështjellë me lecka të vjetra e të futur nëpër çanta.

Kjo ishte më shumë se vetëm një përgjigje e bukur për fëmijët kureshtarë. Nisur në 1925 në Leslie, shërbimi i infermierëve kufitarë priti mijëra foshnja gjatë shumë dekadave në një vend të largët malor ku njerëzit ishin të varfër dhe mjekët ishin të pakët. Deri në vitet 1980, numri i lindjeve  kishte rënë ndjeshëm, por tregojnë se 95 për qind e 20,000 lindjeve që nga vitet 1920 kishin ndodhur pa një mjek të pranishëm, me një normë shumë të lartë të vdekshmërisë foshnjore.

Katërmbëdhjetë vjet pasi ky shërbim filloi punën, themeluesi i saj, Mary Breckenridge, hapi Shkollën e Mamive që do të ushtronin profesionin e tyre human nëpër kufij, duke dërguar të diplomuarit e saj në të gjithë vendin për të ndihmuar komunitetet e dobëta. Shkolla ka evoluar  dhe ende vepron në Kentaki sot.

Maria u lind në 1881, në Memphis, Tennessee, në një familje të pasur. Familjarët e saj ishin anëtarët e Kongresit, ambasadorët dhe zëvendëspresidenti amerikan,  John C. Breckinridge ishte gjyshi i saj. Ajo pësoi një humbje të madhe,  vdekjen e burrit dhe të dy fëmijëve. Kjo tragjedi, e kombinuar me interesin që ajo kishte për kujdesin ndaj foshnjave dhe etjen për aventura, e çuan atë në shërbim në Francë pas Luftës së Parë Botërore, pastaj në Trajnimin e Mamive në Angli dhe përfundimisht në Appalachia për t’u shërbyer komuniteteve atje. Ajo ktheu dashuri po aq sa i kishin dhënë.

Në vitin 1923, Maria ndërmori një udhëtim për mbledhjen e informacioneve për të vlerësuar disponueshmërinë dhe aftësitë e mamive në tre qarqe të Kentakisë (Leslie, Knott dhe Owsley) dhe për të përcaktuar se për çfarë, ata dhe gratë që kanë lindur kanë shërbyer më së shumti. 

‘Shërbimi i Infermierisë Kufitare’ mban dorëshkrimin origjinal të zonjës Breckinridge që titullohet ”Mamitë në malet Kentaki”: një hetim, që po ta lexosh është rrëngjethës e i mrekullueshëm. Përfshirë në dorëshkrim është një tabelë e të dhënave ku renditen mosha, vendlindja, statusi i mamive, numri i viteve në praktikë, pastërtia dhe numri i fëmijëve të rritur për secilën mami praktikante në rajon, me të cilat Maria kishte folur.

Dhe ju do pyesni se nga i di unë gjithë këto??

Unë kam qenë me fat, më është dashur të punoj më filmin ”The Forgotten Frontier” ” Kufijtarët e harruar”. Duke u ‘internuar’ në Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë gjatë verës 2018,  u ngarkova me detyrën e përcaktimit të statusit të të drejtave të autorit të filmave që ishin kërkuar më së shumti nga klientët e bibliotekës gjatë dy dekadave të fundit. Shikoja çdo filëm për të parë nëse kishte një simbol të të drejtës së autorit dhe bëja hulumtime të mëtejshme për të përcaktuar nëse titulli ishte në domenin publik.

”The Forgotten Frontier” më rrëngjethi, dhe sapo fillova ta shikoj, nuk u ndala derisa ta shihja deri në fund. Fillova kërkimet e mia pasi skena përfundimtare mungonte, duke u përpjekur për të mësuar historinë e infermiereve të panumërta, të kërcënuara në ato kohëra.

”The Forgotten Frontier’ ishte xhirua kur zonja Breckinridge po kërkonte një mënyrë të re për të promovuar ‘Shërbimi i Infermierisë Kufitare’ dhe vendosi që një film ishte përgjigja moderne. Filmi është shkruar, prodhuar dhe drejtuar nga Mary ‘Marvin’  Breckinridge, kushëriri i ri i zonjës Breckinridge, i cili studionte kinematografi në atë kohë.

Marvin përdori këtë një emër tradicionalisht mashkullor për t’u lehtësuar në profesionin e gazetarisë të mbizotëruar nga meshkujt, ai u bë i njohur si fotograf, kinematograf dhe gazetar i klasit botëror gjatë viteve 1930. Zonja Breckinridge, bëri gjithçka për filmin, menaxhoi “grupe” natyrore, të filmuara në këmbë dhe me kalë, organizoi njerëzit në skena dhe redaktoi filmin.

Ndihma e vetme që ajo kishte ishte një ndihmës i cili ndihmoi të mbante pajisjet e saj. Njerëzit në film janë infermierët dhe pacientët e tyre, dhe shumica prej tyre vepruan në skena natyrshë sepse tregonin historitë e tyre. Në një dokumentar të vitit 1984, ‘Frontier Nursing’, Marvin u intervistua rreth bërjes së ”’The Forgotten Frontier” dhe tha se njerëzit kishin nevojë për drejtim të vogël dhe ishin shumë të natyrshëm; ata kurrë nuk kishin parë një film më parë dhe për këtë arsye nuk imitonin aktorët.

”The Forgotten Frontier’ tregon  punën e infermierëve, kushtet e jetesës dhe nevojat e njerëzve të malit Kentaki. Ekzistojnë skena të një infermiere që vrapon tek një nënë ku burra e infermierë të tjerë e mbanin të plagosurën për 16 milje në krahë në një barelë të improvizuar të kohës me dru që ishte copëtuar në vendngjarje.

Të gjitha skenat në film janë tregime të vërteta, dhe i preferuari im është vaksinimi i nxënësve. Dy infermieret mbërrijnë në shkollë për t’i dhënë fëmijëve vaksinat kundër sëmundjeve të zakonshme në Leslie. Të gjithë fëmijët janë mbledhur jashtë, të gatshëm që infermierët të bëjnë punën e tyre, kur shfaqet një mësuese dhe u thotë studentëve të saj,

“Ju nuk dëshironi të lëndoheni, apo jo fëmij? Ajo dhëmb! “Kamera i filmon fëmijët, të cilët janë të trembur e gati për tu larguar, dhe të gjithë fillojnë të tundin kokën dhe thonë ” Jo “.

Infermieret provojnë ti bindin ende, dhe më në fund një djalë i vogël  mjaft i guximshëm del dhe thotë, “Do të jem i dyti nëse dikush tjetër do të dalë para meje” Pas kësaj deklarate të guximshme, një baba, i cili ishte duke qëndruar me prindërit e tjetë, doli përpara dhe tha se do të ishte ai i pari. Pasi prindi dhe djali i vogël i pranuan , pjesa tjetër e fëmijëve u vu në rradhë dhe të gjithë u bindën … përveç mësuesit.

Aftësitë e jashtëzakonshme të infermierëve u shfaqën gjatë gjithë filmit. Gratë duhej të hipnin në terren të ashpër, malor në kushtet e vështira të motit. Ata duhej të kalonin lumenjtë me kuajt  që notonin me ujë deri në anën tjetër. Ata udhëtonin natën me pishtarë, ishte e vetmja mënyrë për të ndriçuar rrugën për një familje në nevojë.

”The Forgotten Frontier’ i tregon të gjitha, dhe përkushtimi i ‘Shërbimit të Infermierisë Kufitare’ për punën dhe pacientët e tyre është i dukshëm në të gjithë skenat. Historia nxitëse e shërbimit të tyre,e bëri filmin te4 shfaqej në ekranin e madh, New York City në vitin 1931.

Filmi do të vazhdonte të luhej për pjesën tjetër të dekadës deri në 1939.”The Forgotten Frontier’ është një pjesë e mrekullueshme e lëvizjes së kinemasë që tregon kujdesin dhe aftësitë që ‘Shërbimit të Infermierisë Kufitare’ u ka ofruar popullit në mbarë botë. Këta njerëz me fat kishin një person të cilin duhet të falënderonin mbi të gjitha për këtë shërbim që krijoi, dhe emri i saj ishte znj. Mary Breckinridge.

/Dafina Cuca

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit